Lajme

Kryetari i Parlamentit nis nesër bisedimet me liderët e partive. Kryetari i Parlamentit ka marrë sot kërkesën për lirimin nga detyra të kryeministrit Ulf Kristersson.

todaySeptember 17, 2026 1

Background
share close

Kryetari i Parlamentit suedez, Andreas Norlén, do të nisë nesër bisedimet me liderët e partive në Parlament. Ai ka njoftuar se të premten do t’i thërrasë në takim drejtuesit e partive parlamentare.

Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti suedez përmes një komunikate për shtyp.

Në komunikatë thuhet se kryetari i Parlamentit ka marrë sot kërkesën për lirimin nga detyra të kryeministrit Ulf Kristersson (M).

“Kryetari i Parlamentit ka marrë sot kërkesën për lirimin nga detyra të kryeministrit Ulf Kristersson (M). Në bazë të kësaj, kryetari i Parlamentit nis detyrën për të përgatitur një propozim për kryeministër të ri”, thuhet në komunikatë.

Screenshot

Me këtë hap, pritet të nisin edhe takimet joformale në Parlament, të cilat janë përmendur më herët. Gjatë këtyre bisedimeve pritet të diskutohet për gjetjen e një kandidati të ri për postin e kryeministrit.

Sipas numërimit paraprak të votave, baza e mundshme parlamentare e Magdalena Andersson, e përbërë nga Socialdemokratët (S), Vänsterpartiet (V), Miljöpartiet (MP) dhe Centerpartiet (C), ka marrë gjithsej 176 mandate në Parlament.

Ndërkohë, partitë e Tidö-s kanë marrë 173 mandate, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve.

Tani, kryetari i Parlamentit Andreas Norlén do të zhvillojë bisedime me liderët e partive, përpara se të paraqitet një propozim për kryeministrin e ri.

Burimi: SVT/Rikadagen/

Link: https://www.riksdagen.se/sv/aktuellt/aktuelltnotiser/2026/sep/17/talmannen-inleder-process-for-regeringsbildning_cms6291f93c-a728-4498-a0b9-e30f36627e3fsv/

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/uppgifter-ulf-kristersson-vantas-avga-som-statsminister

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP