Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në media po publikohen gjithnjë e më shumë raste të adoleshentëve që dëbohen dhe familjeve që ndahen. Sipas Röda Korset “Kryqi i Kuq”, këto nuk janë raste të reja. Organizata thotë se prej kohësh ka takuar njerëzit që qëndrojnë pas këtyre lajmeve.
Bëhet fjalë për njerëz që detyrohen të lënë punën, çifte që ndahen dhe fëmijë që largohen nga e vetmja siguri që njohin. Sipas Kryqit të Kuq, këto nuk janë raste të veçuara, por pasoja të planifikuara të politikës së re të emigracionit. Organizata paralajmëron se ky është vetëm fillimi, pasi priten të miratohen edhe ligje të tjera para zgjedhjeve të vjeshtës. Këto propozime, sipas tyre, po shtyhen përpara me hetime të shpejta dhe pavarësisht kritikave të forta nga shumë institucione.
Kryqi i Kuq thotë se ndryshimet që po bëhen në ligjet e emigracionit janë të paprecedenta në Suedi dhe shtron pyetjen: a është kjo shoqëria ku duam të jetojmë?
Paralajmërimet e Kryqit të Kuq
Organizata thekson se ka paralajmëruar prej kohësh për pasojat e këtyre ndryshimeve: familje të ndara, njerëz që jetojnë në hije pa mbrojtje dhe një ligj që rrezikon të rrisë më tej cenueshmërinë. Përmes debateve, konsultimeve dhe deklaratave publike, Kryqi i Kuq ka ngritur shqetësime për pasojat që i konsideron të padrejta dhe çnjerëzore.
Sipas organizatës, kur ligjet nuk analizohen thellë, kur mungojnë studimet e pasojave dhe kur kritikat nuk merren seriozisht, dëmtohet siguria juridike. Në këto kushte, është e vështirë të flitet për “rregull dhe rend” në politikën e emigracionit.
Çfarë pritet të ndodhë?
Kryqi i Kuq paralajmëron disa pasoja konkrete:
Thirrje për rishikim
Kryqi i Kuq thotë se pasojat do të jenë një jetë me pasiguri, frikë dhe pritje të vazhdueshme. Fëmijë dhe të rinj që kanë mësuar gjuhën, kanë krijuar miq dhe e konsiderojnë Suedinë si shtëpinë e tyre, mund të detyrohen të largohen.
Politika e re shpesh justifikohet me argumentin se do të përmirësojë integrimin. Por sipas Kryqit të Kuq, përvoja e tyre tregon të kundërtën: pasiguria dhe presioni rrisin përjashtimin, jo integrimin.
Organizata kërkon një rishikim të plotë të politikës së emigracionit, me propozime të studiuara mirë, analiza serioze të pasojave dhe respekt për të drejtën për të kërkuar mbrojtje dhe për vlerën e barabartë të çdo njeriu.
Deklarata është nënshkruar nga Ulrika Modéer, sekretare e përgjithshme e Kryqit të Kuq Suedez.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/debatt/a/bOGpy5/roda-korset-saknar-motstycke-och-det-har-ar-bara-borjan
Written by: admin