Lajme

Kujt mund t’i besosh kur lejet e përhershme të qëndrimit mund të hiqen?

todayOctober 5, 2025 261

Background
share close

Në Suedi po zhvillohet një debat i fortë pas propozimit të ministrit të Migracionit për të rishikuar dhe mundësisht anuluar lejet e përhershme të qëndrimit për disa emigrantë.

Shumë e shohin këtë si një politikë të padrejtë dhe të rrezikshme, që dëmton besimin ndaj shtetit dhe punën e bërë për integrimin e të rinjve.

Ministri ka deklaruar se emigrantët duhet të mësojnë vlerat suedeze si ndershmëria dhe besueshmëria, por kritikët pyesin: si i zbaton ai vetë këto vlera?

Tani, kur ai kërcënon të prishë vendime për qëndrime të përhershme, shumë njerëz ndihen të tradhtuar.

“Një vënd si Suedia nuk duket më i besueshëm,” thuhet në reagimet e shumta.

Ministri e justifikon idenë e tij me argumentin se dëshiron të nxisë më shumë njerëz të kërkojnë shtetësinë suedeze, por ndërkohë ai vetë e ka bërë këtë proces më të vështirë dhe ka zgjatur kohën e pritjes për aplikim.

Sipas kritikëve, kjo është një politikë e ndikuar nga Demokratët Suedezë (SD), që tani duket se po udhëheqin Moderatët.

Ky propozim do të prekë shumë të rinj afganë që mbërritën në Suedi në vitin 2015, shumë prej të cilëve jetojnë sot në Halland.

Ata kanë marrë arsimim dhe strehim falas nga shteti suedez për disa vite, dhe shoqëria ka investuar rreth 1 milion krona për çdo person.

Sot, këta të rinj janë arsimuar, punojnë dhe paguajnë taksa.

Shumica punojnë në profesione ku Suedisë i mungon fuqia punëtore, si kujdesi shëndetësor, shërbimet sociale dhe zanate të ndryshne.

Sipas vlerësimeve, 82% e të rinjve të ardhur vetëm kanë punë të përhershme.

Nëse ata dëbohen, pasojat do të jenë të rënda.

Vetëm në Varberg, ku aktualisht 10–20 afganë punojnë në kujdesin shëndetësor, mungesa e ndihmësve mjekësorë do të bëhet edhe më e madhe.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2030 do të mungojnë të paktën 200 punonjës të tillë në komunë.

Nëse këta të rinj dëbohen, do të jetë e pamundur t’i zëvendësosh.

“Të propozoshe dëbimin e tyre tani është një akt vetëshkatërrues,” thuhet në reagimet ndaj ministrit.

Suedisë i mungojnë të rinjtë, dhe dëbimi i atyre që tashmë punojnë dhe paguajnë taksa shihet si një humbje e madhe për ekonominë dhe shoqërinë.

Por përveç pasojave ekonomike, shumë e shohin këtë si një goditje ndaj besimit publik.

“Nuk mund t’i besohet më një qeverie që ndryshon vendime jetike,” thuhet në artikull.

“A është ky kuptimi i vlerave suedeze për të cilat flet ministri? A do të thotë fjala ‘përhershme’ diçka tjetër për të?”

Shkrimi mbyllet me një mesazh të fortë:

“Ky propozim racist duhet të hidhet në kosh, dhe këtë herë, përgjithmonë.”

Burimi: https://www.hn.se/asikter/ordet-ar-fritt/vem-kan-man-lita-pa-om-permanenta-uppehallstillstand-kan-rivas-upp.5d97dcd9-0952-4832-9ad4-afd4aa2f5409

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%