Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të gjithë shoferët e dinë se nuk duhet të tejkalojnë shpejtësinë, të ngasin të dehur apo të harrojnë taksat dhe kontrollin teknik. Por përveç këtyre rregullave të njohura, ka edhe shumë shkelje të tjera më pak të ditura që mund të sjellin gjoba të larta.
Policia shpjegon se këto gjoba shpesh jepen pas inspektimeve të papritura, ku makinat kontrollohen në detaje.
Makina e parkuar duhet siguruar
Një gabim i zakonshëm është të harrohet frenat e dorës. Shoferi ka gjithmonë përgjegjësi të sigurohet që makina të mos vihet në lëvizje vetë. Nëse ndodh një incident, shoferi mund të mbahet përgjegjës.
Trekëndëshi i paralajmërimit
Çdo makinë duhet të ketë trekëndësh paralajmërues. Në kontroll teknik mungesa e tij jep vetëm vërejtje, por në rast aksidenti, nëse nuk e vendos, gjoba është e madhe.
Policia thotë se trekëndëshi duhet vendosur menjëherë, por edhe në mënyrë të sigurt.
Dritat e prishura kushtojnë shtrenjtë
Të ngasësh me fenerë ose drita të prishura është shkelje. Një llambë e prishur sjell 1000 korona gjobë. Në kushte me shikueshmëri të dobët, gjoba dyfishohet në 2000 korona. Nëse të gjitha dritat janë të prishura, mund të paguash deri në 3000 korona.
Si vendos policia për gjobat
Policia nuk ndëshkon çdo rast menjëherë. Ata marrin parasysh situatën dhe edhe vetë shoferin.
Nëse makina është në gjendje shumë të keqe dhe shoferi është i pakujdesshëm, gjoba është e sigurt. Por nëse është thjesht një harresë e ndershme, mund të trajtohet ndryshe, thotë trafikpolici Jonas Forsberg.
Defekte të tjera që sjellin gjoba
Lista e plotë e shkeljeve dhe gjobave:
Pra, edhe pse mund të ngasësh në shpejtësi të lejuar dhe i matur, këto gabime të vogla mund të të kushtojnë shumë.
Written by: admin