Lajme

“Lagom” shpallet fjala më e preferuar në suedisht

todayApril 14, 2026 9

Background
share close

Fjala suedeze “lagom” është zgjedhur si fjala më e mirë në gjuhën suedeze. Kjo vjen nga një sondazh i bërë nga Novus për revistën Språktidningen, ku 27% e të pyeturve e zgjodhën këtë fjalë si të preferuarën e tyre.

Në vendin e dytë u rendit “allemansrätt”, ndërsa në vendin e tretë “fika”, me përkatësisht 18 dhe 12% të votave.

Sipas kryeredaktorit të revistës, Anders Svensson, fjala “lagom” për shumë njerëz është simbol i mënyrës suedeze të të menduarit. Për disa ajo do të thotë të gjesh ekuilibër në jetë, ndërsa për të tjerë do të thotë të mos dallohesh negativisht, për shembull duke mos menduar vetëm për veten.

Fjala “lagom” përdoret në gjuhën suedeze që nga shekulli i 17-të dhe konsiderohet e vështirë për t’u përkthyer në gjuhë të tjera.

Rezultatet e sondazhit:

Cila është fjala më e mirë në gjuhën suedeze?

  1. Lagom (as shumë, as pak / në masë të duhur): 27%
  2. Allemansrätt (e drejta për të shijuar natyrën): 18%
  3. Fika (pushim për kafe): 12%
  4. Tillsammans (së bashku): 10%
  5. Förlåt (më fal): 8%
  6. Förgätmigej : 3%
  7. Morgonrodnad (agimi i mëngjesit): 2%
  8. Ju : 2%
  9. Kanske (ndoshta): 2%
  10. Dagsmeja : 1%
    Të tjera: 6%
    Nuk e di: 8%

Rreth sondazhit:

Sondazhi është realizuar nga Novus me kërkesë të Språktidningen, nga data 8 deri më 13 janar 2026. Në të kanë marrë pjesë 1,014 persona të moshës 18 deri në 84 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme përmes një paneli online. Ky grup përfaqëson popullsinë suedeze.

Më shumë se 8,000 lexues kanë propozuar fjalët e tyre të preferuara për të krijuar listën përfundimtare të zgjedhjeve.

Burimi: Spraktidningen/Expressen

Link: https://spraktidningen.se/artiklar/har-ar-svenskans-basta-ord-2/

https://www.expressen.se/nyheter/sverige/har-ar-svenskarnas-favoritord-utsett-av-spraktidningen/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%