Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë nga opozita, për burgosjen e Ervin Salianjit. Reagon Rama. SHBA dhe BE, thirrje për dialog, shprehin keqardhje dhe shqetësim
Pas kaosit të shkaktuar pasditen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, opozita shqiptare vijon edhe sot aksionin e saj, duke protestuar për dënimin e deputetit Ervin Salianji. Opozita ka bojkotuar komisionin e politikës së jashtme dhe aktivitetet në Kuvend. Partia demokratike e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me shumicën. Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila […]