Blog

2160 Results / Page 111 of 216

Background

Lajme

Mos harroni trekëndëshin në makinë, gjobat mund të jenë të larta.

Shumë shoferë rrezikojnë të marrin gjoba për mungesë ose përdorim të gabuar të trekëndëshit paralajmërues. Polici i trafikut Joakim Abrahamsson thotë: “Nuk përjashtohet mundësia të jepen gjoba për të dyja rastet.” Sipas rregullores së trafikut 1988:1276, paragrafi 57, çdo drejtues duhet të ketë me vete një trekëndësh paralajmërues. Nëse ndodh diçka dhe shpejtësia është 50 km/h ose më shumë, trekëndëshi duhet vendosur të paktën 100 metra pas makinës. Vendosja e […]

todayAugust 16, 2025 57

Lajme

Qeveria premton buxhet vjeshte për familjet

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, thotë se buxheti i vjeshtës do të jetë më i madh dhe me fokus tek familjet. Ajo shpjegon se ekonomia suedeze po ecën ngadalë dhe duhet të nxitet me politika më të fuqishme. Ende nuk dihet saktësisht si do të bëhet kjo, por mund të përfshijë ulje taksash për punën, ndihmë për faturat e energjisë ose rritje të mbështetjes si ndihma për banesë dhe për […]

todayAugust 16, 2025 51

Lajme

M në Stokholm duan të ndalojnë disa raca qenësh

Partia Moderata në Stokholm kërkon të ndalojë disa raca qenësh në kryeqytet, raporton P4 Stockholm. Kjo vjen pasi një përmbledhje e kanalit tregoi se katër persona janë lënduar në sulme nga qentë brenda një kohe të shkurtër. Këshilltari i opozitës, Christofer Fjellner, dëshiron që të ashtuquajturit “qenë luftarakë” të mos lejohen as të blihen dhe as të shumohen në qytet. “Ka raca qenësh në Suedi që nuk duhet të ekzistojnë […]

todayAugust 16, 2025 20

Lajme

Tre universitete suedeze ndër 100 më të mirët në botë

Instituti Karolinska bën pjesë në 50 universitetet më të mira në botë. Përveç tij, edhe dy universitete të tjera suedeze janë në listën e 100 më të mirëve, sipas renditjes së këtij viti Academic Ranking of World Universities (ARWU), e njohur edhe si “Shanghairankningen”. Krahasuar me vitin e kaluar, Karolinska ka rënë nga vendi i 43-të në vendin e 50-të. Universiteti i Uppsala-s renditet në vendin e 93-të nga vendi […]

todayAugust 16, 2025 63

Lajme

Mungesë mishi në Suedi, mund të zgjasë me vite.

Në Suedi po mungon mishi i viçit vendas dhe kjo situatë mund të vazhdojë edhe për disa vite. Sipas studiueses Anna Hessle, njerëzit duan të blejnë mish suedez, por raftet në dyqane shpesh janë bosh. Nga ana tjetër, thertoret po konkurrojnë për kafshët që ka në treg dhe ofrojnë çmime gjithnjë e më të larta. Shkaku kryesor është se prodhimi i qumështit ka rënë, gjë që bën të lindin më […]

todayAugust 16, 2025 42

Lajme

Papunësia në Suedi rritet gjatë korrikut

Numri i të papunëve në Suedi vazhdoi të rritet edhe gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të fundit nga Zyra e Punësimit. Në fund të muajit u regjistruan mbi 373 mijë persona pa punë. Kjo është rreth 16 500 më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Shifra tregon një rritje të nivelit të papunësisë nga 6,8% në 7,1%. Një shqetësim i madh është se shumë njerëz po mbeten […]

todayAugust 16, 2025 12

Lajme

Mjekët të shqetësuar. Frikë nga kallëzimet penale për raportet mjekësore

Shoqata e Mjekëve (SLF) dhe Agjencia e Sigurimeve Shoqërore të Suedisë (Försäkringskassan) janë në konflikt për udhëzimet e reja që lejojnë kallëzim penal ndaj mjekëve që shkruajnë raporte mjekësore të pasakta, edhe nëse nuk kanë pasur qëllim të mashtrojnë. Në pranverë, Försäkringskassan vendosi të kallëzojë penalisht mjekët që me vetëdije japin informacione të rreme për pushimet mjekësore. Por udhëzimet e brendshme shtrihen edhe te mjekët që “forcojnë” raportet për të […]

todayAugust 15, 2025 59

Lajme

Lidl tërheq nga tregu schnitzel, u gjet salmonella.

Lidl po tërheq nga tregu produktin “Kycklingschnitzel XXL” të markës Culinea, pas njoftimit se në një pjesë të kufizuar të këtij ushqimi të gatshëm është gjetur salmonella. Të gjitha produktet e prekur janë hequr nga dyqanet, njofton Lidl. Tërheqja nga tregu vlen për paketimet prej 500 gramësh me afat përdorimi deri më: 21-07-2026. Lidl u bën thirrje klientëve që kanë blerë këtë schnitzel ta kthejnë në dyqanin më të afërt […]

todayAugust 15, 2025 21

Lajme

Gjysma e shoferëve pranë shkollave kapen me shpejtësi mbi normën

Në fillim të vitit shkollor, një studim i NTF-së tregon një problem shqetësues në rrugët pranë shkollave në Suedi. Nga rreth 60 mijë matje të bëra këtë pranverë në nëntë komuna, rezultoi se 48% e shoferëve nuk respektonin kufirin e shpejtësisë prej 30 km/h gjatë orarit të mësimit. Edhe pse është një përmirësim i lehtë krahasuar me vitin 2023, kur shkelësit ishin 51%, shifra mbetet e lartë dhe përbën rrezik […]

todayAugust 15, 2025 18

Lajme

Të gjithë banorët e Stokholmit duhet të kursejnë ujë: “Tani llogaritet çdo pikë”

Në Stokholm po ndodh një mungesë e madhe uji. Të gjithë banorët janë thirrur të ulin menjëherë konsumin e ujit, raporton P4 Stockholm. Shkaku është temperatura jashtëzakonisht e lartë e ujit në liqenin Mälaren, e cila ka vështirësuar procesin e pastrimit në impiantet e “Stockholm Vatten och Avfall”. Për këtë arsye, nuk është e mundur të prodhohet aq shumë ujë të pijshëm sa më parë. “Tani llogaritet çdo pikë. Mos […]

todayAugust 15, 2025 29

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%