Blog

1520 Results / Page 129 of 152

Background

Lajme

Refuzohet propozimi për p-skiva për të moshuarit në Jönköping

Propozimi i Partisë së Moderatëve që të futej një p-skiva (orë parkimi) për personat mbi 70 vjeç në qytetin Jönköping u rrëzua të enjten gjatë mbledhjes së këshillit komunal. Ideja e partisë ishte që të moshuarit të mos detyroheshin të përdorin aplikacione për parkim, të cilat, sipas tyre, janë të vështira dhe të ndërlikuara për shumë prej tyre. Gjatë mbledhjes u zhvillua një debat i gjatë me shumë folës, ku […]

todayOctober 23, 2025 23

Lajme

Vetëm katër pikë ndajnë blloqet politike. Socialdemokratët humbasin mbështetje.

Një sondazh i ri nga DN/Ipsos tregon se diferenca midis blloqeve politike në Suedi është ngushtuar ndjeshëm. Tani i ndajnë vetëm katër pikë përqindjeje, me opozitën që ka 51% dhe partitë e qeverisë Tidö që arrijnë në 47%. Rënia e Socialdemokratëve (S) është arsyeja kryesore pse balanca politike po ndryshon. Partia ka zbritur nga 35% në shtator në 33% këtë muaj. Ndërkohë, Partia e Gjelbër (MP) ka pasur një rritje […]

todayOctober 23, 2025 28

Lajme

Socialdemokratët kërkojnë kufi moshe 15 vjeç dhe verifikim me ID për rrjetet sociale

Partia Socialdemokrate (S) në Suedi ka propozuar një ligj të ri që do të vendosë kufi moshe prej 15 vjetësh për përdorimin e rrjeteve sociale. Përdoruesit do të duhet të verifikohen me një dokument identiteti për të hyrë në platformat online. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e partisë, Magdalena Andersson, në një konferencë për shtyp. Ajo tha se rrjetet sociale po dëmtojnë gjumin e të rinjve, po përkeqësojnë […]

todayOctober 23, 2025 16

Lajme

Katër nga dhjetë votues mendojnë se një qeveri mes Socialdemokratëve dhe Moderatëve do të ishte e mirë për Suedinë

Një sondazh i ri nga Novus tregon se 41% e votuesve suedezë besojnë se një bashkëpunim qeveritar midis Socialdemokratëve (S) dhe Moderatëve (M) do të ishte pozitiv për vendin. Ndërkohë, 38% e të pyeturve janë kundër idesë. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve në sondazh, 54%, mendojnë se dy partitë do ta kishin të vështirë të bien dakord për çështjet kryesore politike. Një shembull i bashkëpunimit midis këtyre partive tashmë ekziston në […]

todayOctober 23, 2025 42

Lajme

Coop tërheq nga tregu vezët Änglamark për shkak të dyshimeve për salmonelë

Kompania Coop ka njoftuar se po tërheq nga tregu paketimet me 6 vezë të markës Änglamark, pasi dyshohet se mund të jenë të kontaminuara me salmonelë. Në një njoftim për shtyp, Coop ka sqaruar se furnizuesi i vezëve ka zbuluar salmonelë në një stallë  gjatë një kontrolli rutinë. Si masë sigurie, kompania ka vendosur të tërheqë nga tregu të gjitha vezët që mund të jenë prekur. Tërheqja vlen për paketimet […]

todayOctober 22, 2025 26

Lajme

Studim: Asistentët AI shpesh japin lajme të gabuara

Një studim i bërë nga European Broadcasting Union (EBU) dhe BBC tregon se asistentët virtualë me AI japin informacion të gabuara në pothuajse gjysmën e përgjigjeve të tyre për lajmet. Drejtori i medias në EBU, Jean Philip De Tender, thotë për Reuters: “Kur njerëzit nuk e dinë se çfarë mund të besojnë, ata ndalojnë së besuari në gjithçka dhe kjo mund të dëmtojë pjesëmarrjen demokratike.” Studimi analizoi 3,000 përgjigje nga […]

todayOctober 22, 2025 13

Lajme

S dhe M përgatiten ta bëjnë integrimin emigrantëve temë kryesore në zgjedhje

Integrimi pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta në fushatën zgjedhore që po afron. Sipas gazetës Dagens Nyheter (DN), si Socialdemokratët (S) ashtu edhe Moderaterna (M) po përgatiten për një përballje të fortë dhe po e përdorin temën e integrimit për emigrantët për të fituar mbështetje nga votuesit. Të dyja partitë kanë filluar të sulmojnë njëra-tjetrën. M akuzon S se dëshiron të “përziejë me detyrim” njerëzit, ndërsa S […]

todayOctober 22, 2025 261

Lajme

Shumë vende po kopjojnë broshurën suedeze për kriza dhe luftë

Disa vende po ndjekin shembullin e Suedisë dhe po krijojnë broshura të tyre për përgatitje në raste krize ose lufte. Këto vende janë impresionuar nga broshura suedeze “Nëse ndodh krizë ose luftë” (“Om krisen eller kriget kommer”), njofton Agjencia Suedeze për Mbrojtjen Civile dhe Gatishmërinë (MSB). Sipas MSB, shumë vende të tjera kanë treguar interes të madh për mënyrën se si Suedia informon hapur qytetarët për rreziqet që mund të […]

todayOctober 22, 2025 21

Lajme

Suedia prezanton patentën digjitale për herë të parë në histori.

Për herë të parë ndonjëherë, qytetarët në Suedi do të mund të shkarkojnë patentën e tyre të drejtimit në formë digjitale. Sipas Transportstyrelsen (Autoritetit të Transportit), patentat digjitale do të jenë të detyrueshme më së voni deri në vitin 2030. Vendimi është pjesë e rregullave të reja të Bashkimit Evropian për patentat, të përfshira në direktivën e re të BE-së për patentat e drejtimit. Një patentë e përbashkët digjitale evropiane […]

todayOctober 21, 2025 125

Lajme

Parlamenti suedez voton kundër kërkesës së SD-së për referendum

Parlamenti i Suedisë ka votuar kundër kërkesës së partisë Demokratët Suedezë (SD) për të mbajtur një referendum lidhur me një ndryshim në kushtetutë. Ndryshimi synon ta bëjë më të vështirë procesin për të ndryshuar ligjin themelor të vendit. Partia SD ka qenë kritik ndaj këtij ndryshimi dhe ka deklaruar se me këtë veprim “i bëhet një dëm demokracisë”. Sipas rregullave, për të miratuar një referendum duhej të paktën një e […]

todayOctober 21, 2025 68

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%