Blog

1544 Results / Page 13 of 155

Background

Lajme

Ulf Kristersson: Suedia është e përgatitur ekonomikisht për zhvillimet nga lufta në Iran

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, deklaroi se vendi ka gatishmëri për të përballuar pasojat ekonomike që mund të vijnë nga lufta në Iran. Ai tha se qeveria po e ndjek situatën shumë nga afër dhe është e përgatitur të veprojë nëse do të jetë e nevojshme. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp mbi gjendjen ekonomike, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson. Sipas saj, skenari […]

todayMarch 5, 2026 36

Lajme

Policia në Suedi do të zhvillojë një e-legjitimim të ri shtetëror

Qeveria suedeze i ka dhënë detyrë Polismyndigheten (Autoritetit të Policisë në Suedi) që të zhvillojë një e-legjitimim të ri shtetëror. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar për media. E-legjitimimi i ri do të quhet Sverige-id dhe do të lidhet drejtpërdrejt me kartën kombëtare të identitetit. Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për të duke filluar nga 1 dhjetori. Sipas autoriteteve, ky identifikim digjital do të ketë […]

todayMarch 5, 2026 1428 3

Lajme

Ekonomia e Suedisë e gatshme për çdo krizë: “Ne qëndrojmë të fortë”

Nëse lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe përshkallëzohet, Suedia është e përgatitur, thotë ministresha e Financave, Elisabeth Svantesson, në një intervistë për gazetën Dagens Industri. Ajo shpjegon se vendi qëndron i fortë falë financave të stabilizuara dhe një buxheti që po shpenzon më shumë për ekonominë. Qeveria ka përgatitur skenarë të ndryshëm për situata të vështira, dhe Svantesson thotë se është gati edhe për rastin më të keq. “Ne […]

todayMarch 5, 2026 44

Lajme

Suedi: Ekonomia e dobët po i pengon të rinjtë të kenë fëmijë

Prindërit e vetëm me fëmijë, sidomos gratë e reja, kanë pasur një përkeqësim ekonomik që nga viti 1980 krahasuar me grupet e tjera në shoqëri. Sipas një raporti të ri, frika nga vështirësitë ekonomike mund të bëjë që shumë gra të reja të hezitojnë ose të vendosin të mos kenë fëmijë. Familjet me fëmijë, veçanërisht prindërit e vetëm, kanë pasur një zhvillim ekonomik më të dobët se familjet pa fëmijë. […]

todayMarch 5, 2026 26

Lajme

Paralajmërim për mashtrues gjatë periudhës së deklarimit: “Email-e mashtruese”

Me fillimin e dërgimit të deklaratave të taksave, Inter etstiftelsen (Fondacioni i Internetit në Suedi) paralajmëron qytetarët për mashtrues që po dërgojnë email-e të rreme për të vjedhur të dhëna personale. Lajmi është raportuar nga Agjensia TT. Sipas fondacionit, mashtruesit dërgojnë email-e që duken sikur vijnë nga Skatteverket (Administrata Tatimore e Suedisë). Në këto mesazhe ka shpesh një link që i çon njerëzit në faqe të rreme në internet. Këto […]

todayMarch 5, 2026 215

Lajme

Suedi: Tre persona marrin grantin e ri për rikthim, të parët pas rritjes së shumës.

Tre persona kanë marrë grantin e ri për rikthim në vendin e origjinës, i cili është rritur ndjeshëm këtë vit. Lajmi është raportuar nga Sveriges Radio , përmes redaksisë së lajmeve Ekot. Sipas raportimit, dy persona nga Siria dhe një person nga Bregu i Fildishtë kanë marrë miratimin e kërkesave të tyre nga Migrationsverket. Nga fillimi i këtij viti, shuma e grantit për rikthim është rritur ndjeshëm. Ajo është rritur […]

todayMarch 5, 2026 1207

Lajme

SCB: Inflacioni bie në 1,7% në shkurt, në përputhje me pritshmëritë

Norma paraprake e inflacionit, e matur me KPIF (Indeksi i Çmimeve të Konsumit me normë fikse interesi), arriti në 1,7% gjatë muajit shkurt. Ky nivel paraqet një ulje krahasuar me muajt e mëparshëm, pasi inflacioni ishte 2,0% në janar dhe 2,1% në dhjetor. Sipas të dhënave paraprake, rezultati i muajit shkurt është në përputhje me pritshmëritë. Megjithatë, ky zhvillim tregon se inflacioni vazhdon të mbetet nën objektivin e bankës qendrore, […]

todayMarch 5, 2026 14

Lajme

Rregullat e reja për kredi banesore në prill. Do të lehtësojë shumë blerës.

Riksdagen ka miratuar rregulla të reja për kreditë banesore që do të hyjnë në fuqi më 1 prill të këtij viti. Një nga ndryshimet kryesore është se kërkesa për garanci zvogëlohet nga 15% në 10%. Ky është një lehtësim i madh për njerëzit e rinj që duan të blejnë shtëpi. Felicia Schön, ekonomiste për kursimet në Avanza, thotë se ndryshimi do t’u japë shumë njerëzve një mundësi reale për të […]

todayMarch 4, 2026 294

Lajme

Pranvera ka arritur në Stokholm më herët se zakonisht.

Pranvera ka nisur herët këtë vit në Suedi. Të premten, ajo arriti në jug të vendit dhe të dielën në qytetin e Goteborgut. Tani, meteorologët raportojnë se pranvera meteorologjike ka arritur edhe në Stokholm. Meteorologu Pererik Åberg thotë se kjo ndodh pak më herët se zakonisht. Sipas meteorologëve, ditët në vijim priten të jenë të bukura me temperatura mbi zero në shumicën e vendit. Meteorologët  e quajnë “pranverë meteorologjike” kur […]

todayMarch 4, 2026 21

Lajme

Propozohet që Försäkringskassan të krijojë “policinë” e vet për përfitimet sociale

Qeveria suedeze po shqyrton një propozim që Försäkringskassan të krijojë një njësi të posaçme për luftimin e krimeve që lidhen me përfitimet sociale. Sipas hetuesit të qeverisë, ky institucion duhet të ketë një strukturë të vetën për të hetuar mashtrimet me ndihmat dhe pagesat sociale. Kjo do të thotë se Försäkringskassan do të ketë kompetenca më të gjera për të vepruar kundër personave që abuzojnë me sistemin. Ministrja e Sigurimeve […]

todayMarch 4, 2026 226 1

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%