Blog

1520 Results / Page 131 of 152

Background

Lajme

Göteborg ul tarifat, do të bëhet më lirë të pish birrë.

Në Gotenburg do të bëhet më e lirë të pish një birrë në tarracat e bareve. Këtë vendim e ka marrë drejtimi i qytetit, i përbërë nga të majtët dhe të gjelbërit, shkruan Göteborgs-Posten. Shumë pronarë lokalesh ishin ankuar më herët gjatë verës për çmimet e larta që paguajnë për të marrë me qira hapësirën e tarracave të tyre. Tani, pas këtyre ankesave, qyteti ka vendosur të ulë tarifat. “Duhet […]

todayOctober 20, 2025 26

Lajme

Mëngjes i vështirë në Göteborg, aksidente dhe rrugë të rrëshqitshme.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i trazuar në trafikun e Göteborgut. Sipas raportimeve nga P4 Göteborg, disa aksidente kanë ndodhur në qytet, përfshirë një në urën Älvsborg dhe një tjetër në rrugën kombëtare 40. Radio Suedeze ka marrë njoftime nga drejtuesit e mjeteve se rrugët janë të rrëshqitshme në disa pjesë të autostradës E6, gjë që e ka bërë lëvizjen të vështirë dhe të rrezikshme. Probleme janë shfaqur edhe në […]

todayOctober 20, 2025 18

Lajme

Imazhi i Suedisë në botë mbetet i fortë

Suedia është renditur e nënta në listën e vendeve më të respektuara në botë, sipas raportit të këtij viti të Nation Brands Index. Megjithëse ka rënë një vend nga viti i kaluar, Suedia vazhdon të shihet si një vend i besueshëm, konkurrues dhe inovativ. Instituti Suedez thotë se reputacioni i fortë i Suedisë në shkencë, teknikë dhe inovacion e bën që produktet dhe zgjidhjet suedeze të jenë shumë të kërkuara […]

todayOctober 19, 2025 36

Lajme

Kriminologia paralajmëron: Të rinjtë mund të gjejnë “pothuajse gjithçka” në Snapchat

Nuk është vetëm “alkooli i rremë” (ose “fulsprit”) ai që të rinjtë mund të sigurojnë përmes platformës së mediave sociale Snapchat, sipas kriminologes Maria Dufva. Ajo është intervistuar nga TV4 Nyheterna pas disa rasteve në zonën e Stokholmit, ku të rinj janë dërguar në spital pasi kanë konsumuar alkool të marrë përmes ashtuquajturës “makina e vodkës” vodkabil. Të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në kontakt me “makinën e vodkës” përmes […]

todayOctober 19, 2025 25

Lajme

Mijëra vende pune në rrezik ndërsa AI merr kontrollin

Rreth 300 mijë vende pune të punonjësve të zyrave në Suedi mund të zhduken brenda dhjetë viteve të ardhshme për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale (AI). Kështu tregon një studim i ri i bërë nga organizata e punëdhënësve të sektorit të shërbimeve, Almega, sipas raportimit të agjencisë TT. Sipas Patrick Joyce, kryeekonomist i Almega-s, rreth 7% e vendeve të punës mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale gjatë një dekade. […]

todayOctober 19, 2025 42

Lajme

Profesionet artizanale mund të shpëtojnë punët kur AI zëvendëson zyrat

Nëse inteligjenca artificiale (AI) fillon të zëvendësojë njerëzit në punët e zyrës, profesionet artizanale dhe punët me dorë mund të bëhen e ardhmja, shkruan Financial Times. Sipas gazetës, xhiroja e tregut global për produktet artizanale pritet të dyfishohet deri në vitin 2033. “Ne bëjmë diçka që AI nuk mund ta zëvendësojë kurrë, dhe kjo është ana njerëzore e gjithë kësaj,” thotë Jonathan Reid. Ai dha dorëheqjen nga një punë në […]

todayOctober 19, 2025 23

Lajme

Gara për kryeministër mund ta dëmtojë qeverinë e djathtë

Një konflikt mes Ulf Kristersson (M) dhe Jimmie Åkesson (SD) për postin e kryeministrit mund të bëhet arsyeja që qeveria e djathtë të humbasë zgjedhjet, thotë experti politik Henrik Ekengren Oscarsson për TT. Ekipi qeverisës i Tidö varet nga votat e partisë L për të mundur opozitën. Por nëse votuesit e M ndihen të pasigurt për rolin e kryeministrit, ata mund të mos japin vota mbështetëse për L. “Sa më […]

todayOctober 19, 2025 45

Lajme

Shoqata e Qiramarrësve kërkon rregulla më të lehta për ndërrimin e banesave me qira

Duhet të jetë më e lehtë të ndërrrosh banesën me qira, thotë Shoqata e Qiramarrësve të Suedisë (Hyresgästföreningen), e cila kërkon që ligji aktual të modernizohet, shkruan TT. Sipas kryetares Marie Linder, rregullat që zbatohen sot zgjatin proceset dhe vështirësojnë ndërrimet, edhe pse qëllimi i sistemit të qirasë është që të ofrojë një mënyrë fleksibël jetese. “Ne shohim gjithashtu që shumë qiramarrës marrin refuzime të paarsyeshme nga pronarët e banesave”, […]

todayOctober 19, 2025 31

Lajme

Provimi i 100-të universitar në Suedi mbledh mbi 70 mijë pjesëmarrës

Sot më shumë se 70 000 persona në gjithë Suedinë do të ulen për të dhënë provimin e pranimit në universitete (högskoleprovet), raporton agjencia TT. Edhe pse kjo është një shifër e lartë, ajo është më e ulët se në pranverën e këtij viti, kur provimin e dhanë mbi 93 000 persona, numri më i madh në 30 vitet e fundit. Sipas Këshillit të Universiteteve dhe Kolegjve (UHR), interesi i […]

todayOctober 19, 2025 11

Lajme

Fiken sinjalizimet në qendër të Göteborgut, qarkullimi bëhet më i vështirë.

Java e ardhshme, qyteti i Göteborgut do të fikë sinjalizimet e trafikut në Järntorget, në qendër të qytetit. Qarkullimi në këtë zonë ka qenë i komplikuar për një vit për shkak të ndërtimit të vazhdueshëm, dhe të hënën situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për të gjithë: shoferë, çiklistë, këmbësorë dhe drejtues tramvajesh, raporton GP. Fredrik Edström, drejtues i ndërtimit në shërbimin e zhvillimit të qytetit, thotë: “Do […]

todayOctober 18, 2025 15

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%