KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 50,91% e votuesve në diasporë
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar. Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk […]