Blog

1516 Results / Page 150 of 152

Background

Shqiperi & Kosove

Policia e Kosovës merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiqit

Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiciqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Konfirmojmë se në Mitrovicën e Veriut është duke u intervistuar ky person, në […]

todayJune 6, 2024 9 2

Shqiperi & Kosove

Konjufca: Draft-statuti për Asociacionin në Kosovë nuk është kompetencë e BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që të propozojë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t'ia marrë me zor një kompetencë […]

todayJune 6, 2024 9

Shqiperi & Kosove

Hetim për kalime të paligjshme në Aeroportin “Nënë Tereza” / 16 punonjës policie në hetim

16 punonjës të policisë kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së. 8 prej policëve u është caktuar masa e sigurisë, ndërkohë 8 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Punonjësit e policisë dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” […]

todayJune 4, 2024 10 3

Shqiperi & Kosove

Parlamenti miraton ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat, një nismë e PS e propozuar përmes rezolutës kundër korrupsionit të miratuar në Kuvend. Ndërkombëtarët kanë bërë apel për pjesëmarrje nga të gjitha palët politike. Rithemelimi, siç edhe kishte paralajmëruar nuk ka marrë pjesë në votim, përjashtuar 6 deputetëve të grupimit që votuan kundër.

todayMay 31, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Të dielën, zgjedhjet në Serbi/ Kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc. Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Prishtinë nga dy kandidatët e PVD-së Ardita Sinani për Preshevën dhe Ragmi Mustafa për Bujanocin, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u theksua nevoja për të mbështetur Luginën për t'i tejkaluar pabarazitë që […]

todayMay 30, 2024 5 2

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Keshille nga juristja Gentiana Dedaj lidhur me lejen prinderore

Muajt e fundit jam vene ne kontakt me shume qytetare, bashkeatdhetare dhe jo vetem, ndaj te cileve eshte ngritur padi per vepren penale te mashtrimit lidhur me pagesen e lejes prinderore. Ne shumicen derrmuese te rasteve behet fjale per rastet ku personi i dyshuar dhe me pas i paditur ka punuar ose ka patur pushime ne te njejten kohe qe ka marre edhe pagese per leje prinderore. Nga numri i […]

todayMay 30, 2024 198 5

Shqiperi & Kosove

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën antikorrupsion

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca u shoqërua me debate në Kuvend. Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit Edi Rama, flamuri shqiptar do të ngulet në Bashkimin Evropian […]

todayMay 28, 2024 12

Shqiperi & Kosove

Sylvinho publikon listën paraprake të futbollistëve për Euro2024

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën paraprake të 27 futbollistëve që do të mblidhen për përgatitjet në kuadër të “Euro 2024”.  Lista finale do të shpallet zyrtarisht më 7 qershor. Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në Dortmund, më 15 qershor, ku do të përballet me Italinë. Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, e më pas me Spanjën më 23 qershor.

todayMay 27, 2024 14 2

Shqiperi & Kosove

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar “për”, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende të tjera kanë abstenuar. Takimi i Asamblesë u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në X, falënderoi vendet anëtare dhe tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO. Për […]

todayMay 27, 2024 7

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%