Blog

2578 Results / Page 16 of 258

Background

Lajme

Qeveria kërkon hetime më të shpejta për mjekët e denoncuar

Qeveria suedeze dëshiron që hetimet ndaj mjekëve të denoncuar për shkelje të rënda të zhvillohen më shpejt. Ministrja e Shëndetësisë, Elisabet Lann (KD), thotë për radion suedeze SR Ekot se këto hetime po zgjasin shumë. Sipas saj, është një problem serioz kur një mjek ka disa denoncime kundër tij. Ajo thekson se, nëse një mjek ka tetë denoncime, kjo tregon qartë se ka një problem të madh. Për këtë arsye, […]

todayJanuary 16, 2026 45

Lajme

Vonesa të mëdha në trafikun e trenave drejt Oslos pas një daljeje nga shinat

Trafiku hekurudhor mes Stokholmit dhe Oslos po përballet me vonesa të mëdha. Shkak është një dalje e trenit nga shinat që ka ndodhur gjatë natës, në segmentin mes Karlstadit dhe Kristinehamnit, raporton Radio Suedeze. Për shkak të kësaj ngjarjeje, trenat po devijohen nga rruga e zakonshme. Trenat rajonalë ndalojnë dhe kthehen në të dy anët e zonës së bllokuar, ndërsa udhëtimi në pjesën mes Karlstadit dhe Kristinehamnit po realizohet me […]

todayJanuary 16, 2026 11

Lajme

12,000 ankesa për pastrimin e borës në Stokholm

Gjatë dimrit, qytetarët e Stokholmit kanë dërguar 12,000 ankesa për mënyrën se si është bërë pastrimi i borës në qytet. Lajmin e raportoi së pari P4 Stockholm. Situata ka qenë veçanërisht e keqe në jug të qytetit, ku borë e trashë ka bërë të vështirë qarkullimin. Tani, kontraktorët që janë angazhuar për pastrimin e borës rrezikojnë gjoba. Malinda Flodman, përgjegjëse për shtypin në Zyrën e Trafikut, thotë se megjithëse është […]

todayJanuary 15, 2026 32

Lajme

Liberalët ndajnë mendimet mbi lejet e qëndrimit të përhershëm

Anëtarët e Liberalëve vendosën në kongresin e tyre kombëtar që më shumë njerëz të kenë mundësi të marrin leje qëndrimi të përhershme. Por kryetarja e partisë, Simona Mohamsson, nuk dëshiron ta përkrahi këtë propozim. “Do të mundohem që më shumë njerëz të bëhen qytetarë suedezë. Më duket absurde të përkrahësh që më shumë të vazhdojnë të jenë mysafirë në vendin tonë,” tha Mohamsson në premierën e sezonit të programit 30 […]

todayJanuary 15, 2026 103

Lajme

Skatteverket forcon kontrollin ndaj përfaqësuesve të deklarimeve: “Kush po bën deklaratën tuaj?”

Tani Skatteverket do të bëjë një kontroll më të ashpër për të parë se kush përgatit deklaratat e taksave të qytetarëve. Qëllimi është të pengohen keqpërdorimet dhe aktivitetet kriminale në këtë fushë. Autoriteti suedez i tatimeve ka zbuluar raste ku përfaqësuesit e deklaratave kanë shfrytëzuar detyrat e tyre, ndonjëherë për qëllime kriminale. Si rezultat, kontrolli i ri do të çojë në refuzime të shumta të aplikimeve të reja dhe tërheqje […]

todayJanuary 15, 2026 118

Informacione për Suedin & Gede Juridik

SHBA pezullon vizat emigruese për shtetasit e disa vendeve, përfshirë Shqipërinë

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se duke filluar nga 21 janari 2026, do të pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e disa vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike në SHBA. Njoftimi është bërë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Sipas njoftimit, Presidenti Donald Trump ka theksuar se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë […]

todayJanuary 15, 2026 103

Lajme

Suedi: Propozim i ri e bën më të lehtë të mësosh pagën e kolegëve.

Punonjësit pritet ta kenë më të lehtë të mësojnë se sa paguhen kolegët që kanë punë të njëjta ose të barasvlershme. Qeveria ka paraqitur një propozim të ri, i cili bazohet në një direktivë të Bashkimit Evropian për transparencën e pagave, dhe e ka dërguar atë për shqyrtim në Këshillin e Ligjeve (Lagrådet). Ministrja për barazi gjinore, Nina Larsson (L), tha gjatë një konference për shtyp se qëllimi i këtij […]

todayJanuary 15, 2026 391

Lajme

Akulli i rrezikshëm shkakton vërshim pacientësh në urgjencat e Skåne-s

Akulli i papritur të mërkurën në mbrëmje shkaktoi një vërshim të madh pacientësh në repartet e urgjencës në Malmö dhe Lund, raporton gazeta Sydsvenskan. Si pasojë, numri i pacientëve me lëndime në krahë dhe këmbë u rrit me rreth 40%. Në shifra, kjo do të thotë rreth 140 pacientë në vend të 100. Për shkak të situatës, stafi mjekësor u përball me presion të madh. Disa punonjës u detyruan të […]

todayJanuary 15, 2026 16

Lajme

Gati 50 vepra penale do të kenë dënime më të ashpra

Shkallët e dënimit për pothuajse 50 vepra të ndryshme penale pritet të ashpërsohen. Këtë e mëson agjencia suedeze e lajmeve TT. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se përdhunimet dhe nqs përsëritet do të mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer (M), së bashku me partitë e tjera të marrëveshjes Tidö, kanë thirrur një konferencë për shtyp sot pasdite në orën 15:30. Sipas tyre, […]

todayJanuary 15, 2026 40

Lajme

Mungesa e mishit të viçit mund të zgjasë deri në katër vjet

Shumë dyqane suedeze kanë pasur ditët e fundit shporta bosh me mish viçi të grirë dhe disa pjesë të tjera mishi. Arsyet lokale mund të jenë moti i keq dhe problemet në transport, por arsyeja kryesore është mungesa e lopëve për një kohë të gjatë. Këtë e shkruan gazeta DN. Isabel Moretti, drejtoreshë ekzekutive e organizatës së industrisë së mishit, Svenskt Kött, thotë: “Mot i keq mund të krijojë shqetësime […]

todayJanuary 15, 2026 41

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%