Blog

2121 Results / Page 165 of 213

Background

Shqiperi & Kosove

Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë. Sinani në një postim në Facebook falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi. “Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të […]

todayDecember 3, 2024 11

Lajme

Danimarka Ndalon Flamujt e Huaj nga Viti i Ri

Parlamenti danez, Folketinget, ka miratuar sot një ligj që ndalon ngritjen e flamujve të huaj në vend. Ligji, i cili është mbështetur nga një shumicë e gjerë deputetësh, do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Sipas rregullave të reja, përjashtime do të bëhen vetëm për flamujt nordikë dhe për flamurin gjerman. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se përjashtime të tjera mund të shqyrtohen në […]

todayDecember 3, 2024 32

Bota & Kuriozitete

“Treni i Santës” dhe Babagjyshi që shëtisin përgjatë qyteteve për 82 vite

“Treni i Santës” është treni i fund vitit i cili bën shëtitjen e tij me Babagjyshin përgjatë Kentakit, Virxhiniës dhe Tenesin, për të 82-tin vit radhazi. “Treni i Santës” kalon në qytetet e vogla dhe shpërndan dhurata dhe gëzim për qindra njerëz. Këtë traditë të fund vitit e përjetojnë edhe brezat e tretë apo të katërt të familjeve. Në çdo ndalesë të trenit ka qindra njerëz që presin të shohin […]

todayDecember 2, 2024 24

Lajme

Sulm ndaj kanalit në veri të Kosovës – Rrezikohet furnizimi me energji elektrike

Një shpërthim pranë një kanali kyç në veri të Kosovës ka ngritur alarmin për një krizë energjetike në vend. Incidenti, i ndodhur mbrëmjen e së premtes, konsiderohet një sulm terrorist nga qeveria e Kosovës, duke theksuar rëndësinë strategjike të kanalit për furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Kanali siguron ujë për dy termocentrale që prodhojnë pothuajse të gjithë energjinë elektrike të Kosovës dhe furnizon kryeqytetin Prishtinë me ujë të pijshëm. […]

todayNovember 30, 2024 9

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Drejtoni një Shoqëri të kufizuar “AKTIEBOLAG”, Shoqëri tregtare “HANDELSBOLAG”, Menaxhoni financat e një shoqate “FÖRENING “ Mos harroni të deklaroni sepse data e fundit është më 2 dhjetor.

Drejtoni një: - Shoqëri të kufizuar AKTIEBOLAG - Shoqëri tregtare HANDELSBOLAG - Menaxhoni financat e një shoqate FÖRENING Mos harroni të deklaroni sepse data e fundit është më 2 dhjetor. Për pasqyrimin financiar nga data 1 janar deri më 30 prill. Deklaroni lehtësisht duke u identifikuar në mina sidor të kompanisë ose shoqatës. - Deklaroni për një kompani Këtu do të gjeni informacione se si të deklaroni kur drejtoni një […]

todayNovember 29, 2024 89

Lajme

Nga Marsi restorantet të detyruara të tregojnë origjinën e mishit.

Nga marsi i vitit të ardhshëm, restorantet dhe vendet e shërbimit ushqimor në Suedi do të jenë të detyruara të informojnë klientët për origjinën e mishit që ofrojnë. Rregullat, të hartuara nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit (Livsmedelsverket) me kërkesë të qeverisë, synojnë të përmirësojnë transparencën për konsumatorët. Informacioni mund të jepet me shkrim, për shembull në meny, ose me gojë nga stafi. “Shumë konsumatorë duan të bëjnë zgjedhje të ndërgjegjshme […]

todayNovember 29, 2024 17

Shqiperi & Kosove

80 VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË!

Shqipëria shënon sot 80 vjetorin e çlirimit të vendit nga forcat fashiste italiane dhe naziste gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Begaj, kryeministri Edi Rama, krye parlamentarja Elisa Spiropali, krye bashkiaku Erion Veliaj, ministra e deputetë. Presidenti Bajram Begaj erdhi me një mesazh, “Aspirata e dëshmorëve për liri mbetet detyrimi ynë për një […]

todayNovember 29, 2024 7

Lajme

Forssell: Emigracioni duhet të sjellë përfitime për Suedinë

Suedia duhet të bëjë më shumë për të tërhequr emigrantë me aftësi të larta që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu është shprehur ministri i Emigracionit, Johan Forssell (M), në një intervistë për Göteborgs-Posten (GP). “Për të tërhequr talent ndërkombëtar, duhet ta prezantojmë Suedinë si një vend sipërmarrës dhe lider në teknologji. Nëse nuk përmirësojmë ofertën tonë, ata do të zgjedhin vende të tjera dhe kjo do […]

todayNovember 28, 2024 62

Lajme

Suedia miraton ligjin për dëshmitarët anonimë

Parlamenti suedez ka miratuar një ligj të ri që lejon dëshmitarët të mbeten anonimë në raste të caktuara gjatë hetimeve dhe proceseve gjyqësore penale. Ligji, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025, synon të mbrojë dëshmitarët që hezitojnë të dëshmojnë nga frika për hakmarrje dhe të luftojë kulturën e heshtjes që rrethon bandat kriminale. Qeveria argumenton se masa është e nevojshme për të thyer barrierat që pengojnë […]

todayNovember 27, 2024 36

Shqiperi & Kosove

Sali Berisha lirohet nga masa e “arrestit të shtëpisë”. Ja çfarë tha avokati i tij.

Lirohet nga “arresti i shtëpisë” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha u lirua pas 11 muajsh nën masën “arrest i shtëpisë”, nga Gjykata e Posaçme. Edhe pse SPAK kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë, sipas gjykatës së posaçme nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën “arrest i shtëpisë.” Lajmin e bëri të ditur avokati i Berishës, i cili mes të tjerash ironizoi SPAK-un duke thënë […]

todayNovember 27, 2024 11

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%