Suedi: Socialdemokratet kërkojnë të shfuqizohen rregullat e reja për a-kassan
Partia Socialdemokrate në Suedi po kërkon që të anulohen rregullat e reja për sigurimin e papunësisë (a-kassan), të cilat hynë në fuqi në vjeshtë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i partisë për çështjet e tregut të punës, Ardalan Shekarabi,gjatë një konference për shtyp, raporton (TT). “Asnjë person nuk duhet të ndihet i frikësuar se do të përfundojë në varfëri vetëm sepse humb vendin e punës”, tha Shekarabi. […]