Ndryshim i madh për ndihmën e banimit në Suedi (bostadsbidrag). Sistemi i ri pritet të ulë kthimin e parave.
Qeveria suedeze ka konfirmuar se do të bëjë një ndryshim të madh në sistemin e ndihmës për banim (bostadsbidrag). Qëllimi i këtij ndryshimi është të ulë rastet kur qytetarët detyrohen të kthejnë para dhe ta bëjë mbështetjen financiare më të parashikueshme për familjet. Sot, ndihma për banim llogaritet fillimisht në mënyrë paraprake, bazuar në një vlerësim të të ardhurave vjetore të familjes. Më vonë, kur dihen të ardhurat reale për […]