Blog

2173 Results / Page 44 of 218

Background

Lajme

Debat për karensdag, Socialdemokratët dhe LO kërkojnë ta heqin.

Në Suedi ka nisur një debat i madh për karensdag, pra ditën e parë pa pagesë kur një punonjës sëmuret. Partia Socialdemokrate dhe LO (Konfederata e Sindikatave) duan që karensdag të hiqet. Ata thonë se pas pandemisë tregu i punës ka ndryshuar. Punonjësit që punojnë në zyra mund të qëndrojnë në shtëpi e të punojnë edhe kur janë pak të sëmurë, por punëtorët fizikë nuk kanë këtë mundësi. Kryetari i […]

todayNovember 3, 2025 32

Lajme

Forssell i përgjigjet Leif GW Persson: Suedia do të ketë rregullat më të rrepta në Norden (Skandinavi)

Ministri i Migracionit i Suedisë, Johan Forssell (Moderaterna), i është përgjigjur kritikave të kriminologut të njohur Leif GW Persson në lidhje me rastin “Meya”. Në një intervistë për TV4, Leif GW shprehu habinë e tij që disa ministra ankohen pse autori i krimit nuk është dëbuar nga vendi. Ai theksoi se gjykatat vetëm zbatojnë ligjet që janë miratuar nga vetë politikanët, prandaj përgjegjësia nuk është e gjyqtarëve, por e ligjvënësve. […]

todayNovember 2, 2025 89

Lajme

Premtimi i Socialdemokratëve për një politikë të ashpër emigracioni nuk bind votuesit

Kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka përsëritur disa herë se partia e saj dëshiron një politikë të rreptë për emigracionin. Por sipas një sondazhi të ri nga DN/Ipsos, votuesit nuk e shohin kështu. Shumica mendojnë se Socialdemokratët, përkundrazi, duan të pranojnë më shumë refugjatë sesa sot. Sondazhi tregon se 38% e suedezëve besojnë se S dëshiron të rrisë pranimin e refugjatëve, ndërsa vetëm 17% mendojnë se partia do të ashpërsojë […]

todayNovember 2, 2025 265

Lajme

Finlanda tregon rrugën drejt një kujdesi shëndetësor dixhital. Suedia ka mbetur prapa.

Suedia ende nuk ka një sistem kombëtar dixhital për kujdesin shëndetësor, dhe kjo po krijon shumë probleme për pacientët dhe stafin mjekësor. Sot, mjekët dhe infermierët duhet të hyjnë e të dalin nga shumë sisteme të ndryshme, ndërsa pacientët detyrohen vetë të ndjekin historikun e tyre mjekësor, recetat dhe analizat. Këtë e shkruajnë gjashtë ekspertë suedezë në një artikull debati në Svenska Dagbladet (SvD Debatt). Ata thonë se Finlanda ka […]

todayNovember 2, 2025 511

Lajme

Suedezët kanë më shumë tolerancë për S, M dhe C në qeveri

Një sondazh i ri nga Novus, i publikuar nga TV4 Nyheterna, tregon se suedezët janë më pozitivë ndaj tre partive kryesore: Socialdemokratët (S), Moderaterna (M) dhe Partia e Qendrës C). Këto janë partitë që shumica e njerëzve do t’i donin në qeverinë e ëndrrave të tyre. Por interesant është fakti se të njëjtat parti ndodhen edhe në fund të listës kur qytetarët pyeten për partitë që nuk duan aspak t’i […]

todayNovember 2, 2025 57

Lajme

Partia e Örebros synon të hyjë në parlament në mënyrë të veçantë

Sipas një matjeje të re nga SVT/Verian, rreth 2,4% e votuesve suedezë mendojnë të votojnë për parti të vogla jashtë parlamentit në zgjedhjet e ardhshme. Shumica e këtyre votuesve vijnë nga krahu i djathtë, dhe partia Sverigedemokraterna (SD) ka humbur 0,5% të mbështetjes së saj ndaj partive të vogla. Ky zhvillim ka bërë që Mattias Karlsson, udhëheqës i grupit parlamentar të SD-së, të paralajmërojë për “vota të djathta të humbura”. […]

todayNovember 2, 2025 12

Lajme

Editoriale: “Suedia, një shembull stabiliteti në Europë”

Në editorialet e së dielës, mediat suedeze diskutuan rreth ekstremeve politike, aktivistëve pro Gazës dhe debatit për rikthimin e emigrantëve. Adam Cwejman nga Göteborgs-Posten (GP) shkruan se, në një kohë kur në shumë vende europiane partitë radikale në të djathtë dhe të majtë po fitojnë terren dhe bashkohen në urrejtjen e tyre ndaj Perëndimit, Suedia qëndron ndryshe. Ai e përshkruan politikën suedeze si “një mrekulli të moderimit dhe stabilitetit”. Sipas […]

todayNovember 2, 2025 55

Lajme

Ndërrim operatori në metronë e Stokholmit. Connecting Stockholm merr drejtimin nga MTR.

Në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, kompania e re Connecting Stockholm do të marrë përsipër drejtimin e metrosë së Stokholmit, duke zëvendësuar kompaninë MTR, e cila e ka drejtuar sistemin që nga viti 2009, shkruan Dagens Nyheter (DN). Sipas Andreas Strömberg, zëdhënës për shtyp i SL (Autoriteti i Transportit Publik të Stokholmit), udhëtarët nuk do të vërejnë ndryshime të mëdha. “Si pasagjer nuk do të ndieni ndonjë ndryshim. […]

todayNovember 1, 2025 41

Lajme

Votuesit mendojnë se Socialdemokratët duan të pranojnë më shumë refugjatë

Partia Socialdemokrate (S) thotë se dëshiron një politikë më të rreptë për emigracionin, por votuesit nuk janë të bindur për këtë. Sipas një sondazhi të DN/Ipsos, shumë njerëz besojnë se partia ende dëshiron të pranojë më shumë refugjatë. Në sondazh u pyetën votuesit se cilat parti mendojnë se duan të pranojnë më shumë ose më pak refugjatë. Vetëm 17% e të anketuarve besojnë se Socialdemokratët duan të pranojnë më pak […]

todayNovember 1, 2025 38

Lajme

Ndalohet qarkullimi i trenit Pendeltåg deri nesër në mëngjes

Qarkullimi i të gjitha trenave Pendeltåg midis Sundbyberg dhe Nynäshamn do të ndalet nga ora 19:00 e mbrëmjes së së shtunës, njofton P4 Stockholm. Shkak për ndërprerjen është një defekt elektrik, i cili ka ndikuar në sistemin e furnizimit me energji. Sipas autoriteteve, problemi pritet të zgjidhet deri në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës, kur edhe trafiku i trenave Pendeltåg pritet të rikthehet në normalitet.

todayNovember 1, 2025 28

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%