Blog

1538 Results / Page 49 of 154

Background

Lajme

Raporti: Ekonomia po rimëkëmbet, Suedia pritet në krye në vitin 2026.

Sipas një raporti të ri nga banka Handelsbanken, ekonomia e Suedisë është duke u rimëkëmbur qartë dhe pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet e tjera të ngjashme. Raporti bazohet në parashikimin më të fundit ekonomik të bankës. Ekonomistët e Handelsbanken parashikojnë që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Suedisë të rritet me 2,7% këtë vit, ndërsa vitin e kaluar rritja ishte 1,8%. Sipas kryeekonomistes së […]

todayJanuary 21, 2026 83

Lajme

Kontroll më i rreptë për punonjësit e shkollave në Suedi

Partitë e marrëveshjes Tidö duan të forcojnë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj stafit që punon në shkolla. Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp nga ministrja e Arsimit dhe Integrimit, Simona Mohamsson (L), dhe ministrja e Shërbimeve Sociale, Camilla Waltersson Grönvall (M). Sipas një propozimi të ri ligjor të dërguar për shqyrtim në Këshillin Legjislativ, personat që kërkojnë punë në shkolla nuk do të mjaftohen më vetëm me […]

todayJanuary 21, 2026 43

Lajme

Krona suedeze arrin nivelin më të lartë në katër vitet e fundit

Krona suedeze është forcuar ndjeshëm dhe këtë mëngjes po tregtohet në nivelin më të lartë të katër viteve të fundit. Ky forcim ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit rreth tarifave doganore dhe paqëndrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare. Sipas bankës SEB, arsyeja kryesore është dobësimi i dollarit amerikan. Dollari po bie për shkak të asaj që quhet strategjia “Shit SHBA-në”, ku investitorët po tërhiqen nga asetet amerikane. SEB thekson se […]

todayJanuary 21, 2026 309

Lajme

Rënie e madhe e RS-së falë ilaçit të ri

Numri i foshnjave të vogla që trajtohen për virusin RS ka rënë shumë në Suedi, raporton SvD. Që nga shtatori i vitit të kaluar, të gjitha të sapolindurit marrin një ilaç antitrupash që ul rrezikun e sëmundjes së rëndë nga RS. Çdo vit, rreth 1,650 foshnja trajtohen në spital për infeksion të rëndë me RS, me vështirësi në frymëmarrje. Sezoni i lartë e virusit RS nuk ka nisur ende, por […]

todayJanuary 20, 2026 45

Lajme

Kërkesë e re për sigurimin e shtëpisë. Ndikon qindra mijëra familje suedeze

Një ndryshim i ri në sigurimin e shtëpisë po prek qindra mijëra familje në Suedi. Kërkesa të reja mjedisore po futen në sigurimet e shtëpisë dhe të vilave, dhe tani shumë familje do të kenë rregulla të reja për trajtimin e dëmeve. Certifikimi mjedisor bëhet realitet Tani sigurimet e shtëpisë dhe të vilave për shumë suedezë kanë marrë një certifikim zyrtar mjedisor. Kjo do të thotë se kompania e sigurimit […]

todayJanuary 20, 2026 46

Lajme

Si të përgatitësh portofolin në krizë apo në luftë. 5 masa të rëndësishme për familjet në suedi.

A është ekonomia juaj e përgatitur për një krizë të rëndë apo edhe për luftë? Autoriteti Suedez i Mbikëqyrjes Financiare, Finansinspektionen, ka publikuar pesë këshilla të rëndësishme për qytetarët që duan të rrisin sigurinë e tyre ekonomike në situata krize. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, gjithnjë e më shumë suedezë filluan të mendojnë për gatishmërinë në shtëpi. Sipas një ankete të zhvilluar […]

todayJanuary 20, 2026 228

Lajme

SCB: Pabarazitë e të ardhurave po rriten në Suedi

Standardi ekonomik i familjeve në Suedi u rrit sërish gjatë vitit 2024, pas dy vitesh rënie, sipas statistikave të publikuara nga SCB (Enti Suedez i Statistikave). Megjithatë, niveli i jetesës mbetet ende më i ulët krahasuar me vitin 2021, i cili ishte viti më i mirë. Sipas SCB-së, rritja e standardit ekonomik nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur nivelin e vitit 2021. Arsyeja është se standardi ekonomik ra […]

todayJanuary 20, 2026 65

Lajme

Ligji i ri e bën më të lehtë ndarjen e mbeturinave direkt në qytet. Ja çfarë ndryshon?

Që nga 1 janari 2026, është më e lehtë të hedhësh mbeturinat në mënyrën e duhur edhe largë shtëpisë. Komunat e Suedisë tani duhet të vendosin kuti për ndarjen e mbeturinave të ambalazheve në vende publike si sheshe dhe parqe. Kjo do të thotë që njerëzit do të mund të ndajnë mbeturinat nga ajo që kanë ngrënë dhe pirë, direkt në qytet. Kutitë e reja quhen sortera plast dhe janë […]

todayJanuary 20, 2026 47

Lajme

Trenat më të përpiktë në vitin 2025, shumica mbërritën në kohë

Gjatë vitit 2025, shumica e trenave në Suedi mbërritën në kohë. Sipas njoftimit të Trafikverket, Administrata Suedeze e Transportit, nëntë nga dhjetë trena arritën destinacionin e tyre pa vonesa të mëdha. Kjo e bën vitin 2025 një nga vitet më të mira për përpikërinë e trenave në disa vite. Nga mbi 1 milion e 80 mijë trena pasagjerësh që qarkulluan gjatë vitit, 88,6% mbërritën në kohë. Një tren llogaritet si […]

todayJanuary 20, 2026 23

Lajme

Qindra mijëra suedezë me borxhe te Kronofogden, por pak përfitojnë falje borxhesh

Numri i suedezëve që përfundojnë te Kronofogden, Zyra e Përmbarimit të Suedisë, vazhdon të rritet. Megjithatë, është ende e rrallë që personat e mbingarkuar me borxhe të aplikojnë për falje borxhesh, e cila është një mundësi ligjore për ata që nuk janë në gjendje t’i shlyejnë borxhet e tyre. “Është shumë e vështirë për të rinjtë që të marrin ndihmë”, thotë ekonomistja Paula Roth në një intervistë për Ekonomibyrån. Më […]

todayJanuary 20, 2026 452

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%