I ftohti ekstrem paralizon transportin në Suedi, anulohen trena dhe fluturime
Moti i ashpër dimëror po shkakton probleme serioze në transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor në Suedi, raportojnë mediat vendase. Udhëtarët që përdorin avionin po përballen me vonesa dhe anulime fluturimesh. Sipas Aftonbladet, në aeroportin Arlanda 72 fluturime janë vonuar, ndërsa 14 fluturime janë anuluar. Probleme ka edhe në aeroportin Landvetter, ku rreth dhjetë fluturime janë vonuar si në nisje ashtu edhe në mbërritje. Situata është e vështirë edhe për udhëtarët […]