Blog

2137 Results / Page 87 of 214

Background

Lajme

Debati i parë i vjeshtës: “Nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë të jesh suedez”

Sot në parlamentin suedez u zhvillua debati i parë i vjeshtës mes liderëve të partive politike. Diskutimet u hapën nga kryeministri Ulf Kristersson, i cili vuri theksin tek çështjet ekonomike dhe kostoja e jetesës për qytetarët. Kristersson: Kemi fituar mbi inflacionin Kryeministri tha se qeveria ka ulur taksat mbi ushqimin, punën dhe energjinë, duke e cilësuar këtë si një përgjigje ndaj mandatit që Moderatët morën nga populli suedez në zgjedhjet […]

todaySeptember 10, 2025 62

Lajme

Çmimi i ngrohjes qendrore “fjärrvärme” rritet ndjeshëm. 40% më i lartë në pesë vjet.

Çmimi i ngrohjes qendrore fjärrvärme ka vazhduar të ngjitet edhe këtë vit. Pas rritjes rekord prej mbi 15% vitin e kaluar, këtë vit çmimi është rritur përsëri me 9%. Kjo është rritja e dytë më e madhe e regjistruar ndonjëherë. Në total, gjatë pesë viteve të fundit, çmimi i ngrohjes qendrore fjärrvärme është rritur me rreth 40%. Për një apartament mesatar kjo do të thotë mbi 4 500 krona më […]

todaySeptember 10, 2025 15

Lajme

Rregulla të reja për ujin e pijshëm, mbi një milion suedezë preken.

Më shumë se një milion njerëz në Suedi sot përdorin ujë nga pus privat për furnizimin e tyre. Kjo përfaqëson rreth 15% të popullsisë së vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Suedisë (SGU). Tani po ndryshojnë rregullat për ujin e pijshëm në familjet që kanë puse private. Autoriteti i Ushqimit në Suedi ka propozuar që të ulet kufiri i pranueshëm i floridit në këtë ujë. Arsyeja është se Autoriteti Europian për […]

todaySeptember 10, 2025 67

Lajme

Qeveria suedeze propozon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç

Qeveria e Suedisë dhe Demokratët Suedezë kanë propozuar që mosha e përgjegjësisë penale të ulet nga 15 në 13 vjeç për disa krime të rënda. Mes tyre përfshihen vrasjet dhe sulmet me bomba. Sipas marrëveshjes së koalicionit, ndryshimi do të zbatohet për një periudhë pesëvjeçare. Qeveria thotë se kjo masë është e nevojshme për të luftuar krimin e rëndë ku përfshihen edhe të miturit. Një tjetër propozim është që policia […]

todaySeptember 10, 2025 25

Lajme

Qeveria dhe SD propozojnë ulje të përkohshme të kontributeve për punëdhënësit

Partitë e qeverisë dhe Demokratët Suedezë planifikojnë të propozojnë një ulje të përkohshme të kontributeve të punëdhënësve për të rinjtë, sipas burimeve për televizionin publik SVT. Ulja do të vlejë për punonjësit e moshës 19 deri në 23 vjeç. Masa pritet të hyjë në fuqi në prill të vitit të ardhshëm dhe të zgjasë deri më 31 dhjetor 2027. Sipas llogarive, kjo politikë do t’i kushtojë shtetit rreth 6 miliardë […]

todaySeptember 9, 2025 60 1

Lajme

Kristersson: Më pak azilkërkues, më shumë kthime, një e nesërme më e mirë po na pret.

Kryeministri Ulf Kristersson (Moderaterna) në deklaratën e tij për qeverinë foli gjerësisht për politikën e emigracionit. Ai tha se azilkërkuesit janë ulur me gati 60% që nga viti 2022, ndërsa numri i atyre që janë kthyer në vendet e tyre është rritur po aq. Sipas tij, kjo është rezultat i një politike për “rregull dhe qartësi” në çështjet e azilit. Kristersson shtoi se tani vëmendja do të përqendrohet tek punëtorët […]

todaySeptember 9, 2025 42

Lajme

Wizz Air zgjerohet në TIA, shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife. “Sot shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të dhe katër […]

todaySeptember 9, 2025 54

Lajme

Kristersson jep deklaratën e qeverisë. Emigracioni në qendër të deklaratës së qeverisë

Kryeministri suedez Ulf Kristersson (M) mbajti sot deklaratën e qeverisë pas hapjes së sesionit parlamentar nga mbreti. Në fjalën e tij, ai e nisi me një mesazh pozitiv për vendin: Suedia është fantastike. Të gjithë ne kemi arsye të jemi mirënjohës që kjo tokë është e jona, u shpreh Kristersson. Një pjesë e madhe e fjalimit iu kushtua politikës së emigracionit. Kryeministri theksoi se: kërkesat për azil kanë rënë me […]

todaySeptember 9, 2025 597

Lajme

Mbi 100 mijë të dhëna personale të punonjësve të rajonit Skåne të rrjedhura pas një sulmi kibernetik

Një sulm i madh kibernetik ka goditur furnizuesin e sistemeve Miljödata, duke ekspozuar të dhënat personale të 101 mijë punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të rajonit Skåne. Sipas një njoftimi për shtyp nga vetë rajoni, të dhënat e prekura përfshijnë: emrat, numrat personalë, adresat e regjistrimit civil, numrat e telefonit, si dhe adresat e postës elektronike të punës. Sulmi ndodhi në fund të muajit gusht dhe ngjarja është tashmë e raportuar […]

todaySeptember 9, 2025 15

Lajme

Sulm kibernetik: Të dhënat e gjithë punonjësve të Stokholmit janë rrjedhur

Një sulm kibernetik ka goditur kompaninë Miljödata, e cila ofron sisteme që përdoren nga shumë komuna dhe rajone në Suedi për çështje të burimeve njerëzore. Sulmi ndodhi gjatë verës dhe ka shkaktuar shqetësime për rrjedhjen e të dhënave personale. Disa komuna që përdorin Miljödata dyshojnë se informacioni i punonjësve të tyre ka rënë në duart e hakerëve. Tani, Komuna e Stokholmit ka konfirmuar se është e prekur dhe se situata […]

todaySeptember 9, 2025 20

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%