Gjithnjë e më shumë të lindur jashtë vendit punojnë në sistemin e mirëqenies në Suedi
Numri i të punësuarve me prejardhje të huaj në shërbimet publike të Suedisë po rritet. Sipas të dhënave të Organizatës së Komunave dhe Rajoneve të Suedisë (SKR), rreth 300 mijë punonjës komunal dhe rajonal janë të lindur jashtë Suedisë. Në komuna, përqindja e punonjësve të lindur jashtë vendit është rritur nga 13% në vitin 2014 në 22% në vitin 2024. Edhe në rajone, shifra është rritur, nga 14% në 22%. […]