Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia pro-BE PAS fiton zgjedhjet në Moldavi
Partia qeverisëse pro-Bashkimit Evropian PAS ka fituar zgjedhjet parlamentare në Moldavi me mbi 50% të votave dhe ruan shumicën në parlament, sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga AFP.
Blloku pro-rus pritet të marrë pak më pak se 25%. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 52% të qytetarëve me të drejtë vote.
Ish-marins amerikan sulmon kishën mormone në Michigan
Autori i dyshuar i sulmit në kishën mormone në Michigan ka qenë më parë ushtar i Marinës Amerikane në vitet 2004–2008, raporton NBC News.
Ai ka shërbyer edhe në Irak dhe është shpërblyer me disa medalje. Sipas autoriteteve, ai hyri me makinë përmes portës, hapi zjarr dhe dyshohet se ndezi edhe zjarr në ndërtesë.
Nga sulmi u vranë katër persona, përfshirë autorin, dhe u plagosën tetë të tjerë.
Kryetari i Liberalëve në Stokholm kërcënon me dorëheqje
Jan Jönsson (L), kreu i grupit dhe këshilltar opozitar në Stokholm, ka deklaruar se do të largohet nga partia nëse Liberalët hapin derën për të dhënë poste ministrore për partinë e djathtë SD (Sverigedemokraterna).
“Për mua është e vështirë të jem një drejtues në Liberalët nëse partia do të pranonte ministra nga SD,” tha ai për gazetën Expressen.
Aktualisht partia thotë jo për këtë mundësi, por çështja do të shqyrtohet dhe do të vendoset në kongresin kombëtar në nëntor.
Written by: admin