Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Liberalët propozojnë që ligji të ndryshohet për t’i dhënë shërbimit social të drejtën për të marrë nën kujdes fëmijët e lindur nga prindër të përfshirë në krimin e bandave, menjëherë pas lindjes në maternitet (BB). Propozimi ka për qëllim të ndalojë që brezat e rinj të futen në rrjetet kriminale, raporton Svenska Dagbladet.
Sipas kryetarit të Liberalëve, Johan Pehrson, një nga arsyet kryesore të përhapjes së dhunës në Suedi është ndërhyrja e vonuar e institucioneve për të mbrojtur fëmijët nga mjediset kriminale.
“Shumë fëmijë sot rriten dhe formohen në mjedise kriminale. Kjo duhet të ndalet,” tha Pehrson.
Sipas ligjit aktual, shërbimi social ka tashmë mundësinë të largojë fëmijët nga prindërit e tyre nëse vlerësohet se krimet e tyre përbëjnë një rrezik për fëmijën. Por Liberalët kërkojnë që kjo të specifikohet më qartë në ligj, duke i dhënë autoriteteve të drejtën të ndërhyjnë që në momentin e lindjes për të mbrojtur fëmijët nga rritja në një mjedis kriminal.
Propozimi pritet të shkaktojë debat të gjerë në parlament dhe në shoqëri, ndërsa qeveria vlerëson mundësinë e ndryshimeve ligjore.
Written by: admin
Post comments (0)