Lajme

Ligj i ri në Suedi: Nuk mund të nxjerrësh para cash mbi 10,000 euro pa njoftuar Doganat, kontrolle dhe gjoba për shkelësit.

todayNovember 10, 2025 76

Background
share close

Qeveria suedeze ka propozuar një ligj të ri që do ta bëjë të paligjshëm të nxjerrësh nga Suedia sasi të mëdha parash cash drejt një vendi tjetër të BE-së pa e njoftuar më parë Doganat. Kufiri është 10,000 euro, pak mbi 100,000 krona suedeze.

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, thotë se ligji është i nevojshëm për të luftuar pastrimin e parave, kontrabandën e parasë cash dhe krimin e organizuar:

“Ne nuk mund të lejojmë lëvizje të lirë për kriminelët dhe fitimet e tyre nga krimi,” tha ajo.

Sipas propozimit, Doganat do të kenë të drejtë të kontrollojnë çantat dhe të bëjnë kontroll trupor nëse dyshojnë se dikush udhëton me sasi të mëdha parash pa i njoftuar më parë. Detyrimi për njoftim vlen edhe për ata që hyjnë në Suedi nga një vend tjetër i BE-së.

Dënimi për mos-njoftim propozohet të jetë gjobë. Një ligj i ngjashëm ekziston tashmë për ata që udhëtojnë jashtë BE-së.

Autoriteti i Doganave informon:

“Nëse do të merrni me vete sasinë ekuivalente me 10,000 euro ose më shumë, duhet ta njoftoni Doganat.”

Ligji vlen për:

  • Kartëmonedha dhe monedha
  • Çekët udhëtimi
  • Çekët e zakonshëm
  • Letra borxhi
  • Ar (Flori) për investime
  • Mandate postare pa emër të përfituesit

Qëllimi është të ndalohet pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe terrorizmi.

Burimi: Doganat e Suedisë

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%