Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një propozim i ri në Parlamentin suedez kërkon të ndryshojë rregullat e trafikut dhe të bëjë të lejuar tejkalimin e kufirit të shpejtësisë me deri në 20 kilometra në orë gjatë parakalimeve. Qëllimi i këtij ligji është të rritet siguria në rrugë.
Deputeti Robert Stenkvist (SD), që ka paraqitur mocionin, shpjegon se shumë aksidente ndodhin kur një shofer përpiqet të kalojë një mjet të madh, si një rimorkio apo një karvan, në rrugë me dy korsi.
“Ka shpesh probleme të mëdha gjatë parakalimeve. Nëse parakalimi zgjat shumë, rreziku rritet, edhe në rrugë të drejta. Në një moment mund të mos ketë më pamje të lirë përpara,” thotë Stenkvist.
Sipas ligjit aktual, shoferët nuk lejohen të tejkalojnë kufirin e shpejtësisë as gjatë parakalimit. Deputeti Stenkvist mendon se ky është një rrezik për sigurinë rrugore, sepse parakalimi zgjat më shumë dhe rrit mundësinë e përplasjeve.
Për ta sqaruar më mirë idenë, gazeta kontaktoi policin e trafikut Joakim Abrahamsson, i cili e sheh me sy pozitiv këtë propozim.
“Në fakt nuk është ide e keqe. Nëse je në një rrugë me kufi 70 km/orë dhe makina përpara lëviz me 60, nëse e rrit përkohësisht shpejtësinë gjatë parakalimit, qëndron më pak kohë në korsinë e kundërt. Kjo është më e sigurt,” thotë Abrahamsson.
Në mocion përmenden shembuj nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.
“Në Spanjë, lejohet të tejkalohet kufiri i shpejtësisë me 20 km/orë gjatë parakalimit, nëse mjeti përpara ecën më ngadalë se kufiri i lejuar. Kjo rrit sigurinë në rrugë, edhe pse përkohësisht disa makina ecin më shpejt,” shpjegon Stenkvist.
Sipas tij, pyetja që duhet bërë është: “Çfarë është më e rëndësishme siguria në trafik apo disa ‘parime të shenjta’?”
Deputeti kërkon që edhe në Suedi të lejohet përkohësisht 20 km/orë më shumë gjatë parakalimeve, kur mjeti që po tejkalohet lëviz më ngadalë se kufiri i lejuar. Ai beson se kjo do të ulë rrezikun e aksidenteve.
Policia suedeze e mirëpret idenë me kujdes, por paralajmëron se duhet të vendosen rregulla të qarta për ta zbatuar në mënyrë të sigurt.
“Nga pikëpamja e sigurisë rrugore, ideja nuk është e keqe. Por duhet përcaktuar saktë kur lejohet rritja e shpejtësisë dhe kur duhet ulur përsëri,” thekson Abrahamsson.
Ai shton se edhe policia përdor këtë metodë në trajnimin e efektivëve të rinj, pasi ndihmon në manovra më të sigurta.
“Parimi është mjaft i mirë. Është i ngjashëm me mënyrën si trajnojmë aspirantët tanë për të drejtuar makinat e policisë,” përfundon Joakim Abrahamsson.
Written by: admin