Lajme

Ligjet e reja 2025. Nga corapet e grisura që nuk hidhen më në plehra, deri tek leja për VAB dhe pushimin prindëror.

todayDecember 23, 2024 356

Background
share close

Viti i ri sjell ndryshime të rëndësishme ligjore në Suedi. Që nga data 1 janar 2025, ndalohet hedhja e mbeturinave tekstile, siç janë çorapet e grisura, në plehrat e zakonshme të shtëpisë. Këto duhet të ndahen dhe të dorëzohen në qendrat e posaçme të grumbullimit të komunave. Ky ndryshim synon të nxisë riciklimin dhe të ulë mbetjet e tekstileve, duke kontribuar në një mjedis më të qëndrueshëm.

Kontroll më i rreptë për VAB dhe pushimin prindëror

Një tjetër ligj që hyn në fuqi detyron punëdhënësit të raportojnë në autoritetet tatimore kur punonjësit qëndrojnë në shtëpi për kujdesin e fëmijëve të sëmurë (VAB) ose për pushim prindëror. Masa synon të luftojë mashtrimet dhe të sigurojë që kompensimet të shpërndahen në mënyrë të drejtë.

Dëshmitarët mund të dëgjohen anonimë

Një risi tjetër ligjore përfshin mbrojtjen e dëshmitarëve. Nga janari, në rastet e dyshuara për krime që mund të dënohen me të paktën dy vjet burg, dëshmitarët do të kenë mundësinë të dëgjohen anonimisht. Kjo pritet të rrisë sigurinë e dëshmitarëve dhe të nxisë bashkëpunimin në hetime të rënda kriminale.

Ligjet e reja synojnë përmirësimin e jetës shoqërore dhe mjedisore, duke vendosur Suedinë në një drejtim më të qëndrueshëm dhe më të drejtë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%