Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Agjencia Suedeze e Konsumatorit ka publikuar përllogaritjet e reja për shpenzimet mujore të familjeve për vitin 2026. Sipas tyre, kostoja e ushqimit pritet të ulet.
Ulja vjen për shkak të dy arsyeve: TVSH-ja për ushqimet do të bjerë sipas buxhetit të vjeshtës, dhe çmimet e ushqimeve do të maten me një metodë të re. Gjithashtu, menutë që përdoren për llogaritje janë përditësuar sipas udhëzimeve të reja ushqyese të autoriteteve.
Por kjo llogaritje ka ngjallur kritika. Sipas Sharon Lavie, eksperte financiare te Lendo, menutë e reja “janë më shumë dëshirë sesa realitet”. Ajo paralajmëron se shifrat e reja mund të dëmtojnë njerëzit më të varfër, sepse këto përllogaritje përdoren për të vendosur nivelin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Written by: admin