Lajme

LO kërkon heqjen e karensavdrag dhe rritjen e pensioneve para zgjedhjeve të vjeshtës

todayMarch 14, 2026 19

Background
share close

Para zgjedhjeve të ardhshme të vjeshtës në Suedi, organizata sindikale Landsorganisationen i Svergie (LO) ka njoftuar se do të përqendrohet në dy kërkesa kryesore: heqjen e karensavdrag (zbritjes së ditës së parë të sëmundjes) dhe rritjen e pensioneve.

Këtë e ka deklaruar kryetari i LO-së, Johan Lindholm, në një intervistë për gazetën suedeze Expressen.

Lindholm e cilëson karensavdrag si “legjislacion klasor dhe një padrejtësi të thellë”. Sipas tij, ky rregull prek më shumë punëtorët dhe duhet të hiqet.

Ai foli edhe për çështjen e pensioneve, duke thënë se rritja e tyre është një temë nga e cila po shmangen të gjitha partitë politike, madje edhe Socialdemokraterna.

“Ka një faktor turpi në këtë. Trupat e anëtarëve tanë nuk e përballojnë më. Dhe në sistem ka shumë pak para”, u shpreh ai.

Kryetari i LO-së shprehu gjithashtu kritika të forta ndaj politikës së tregut të punës që po ndjek qeveria aktuale në Suedi. Sipas tij, kjo politikë nuk po i përgjigjet nevojave të punëtorëve.

Burimi: Expressen

Link:https://www.expressen.se/nyheter/politik/lo-basen-johan-lindholm-s-ar-for-fega/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%