Lajme

Lokalet që diskriminojnë do të humbin lejen për alkool

todayMay 7, 2025 24

Background
share close

Një hetim i gazetës Aftonbladet ka zbuluar raste të rënda racizmi në disa lokale nate në Stokholm. Sipas hetimit, vetëm një nga tetë lokale lejoi hyrjen e meshkujve me ngjyrë, ndërsa shumica pranuan vetëm të bardhët.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga autoritetet. Alexander Ojanne, përfaqësues i lartë në Bashkinë e Stokholmit, u shpreh i revoltuar:

“Pronarët e lokaleve duhet të marrin përgjegjësi. Kjo nuk është e denjë për një qytet si Stokholmi. Nëse një lokal dënohet për diskriminim, ne do t’i heqim lejen për të shitur alkool”, tha ai.

Bashkia tani pritet të ndjekë më nga afër rastet e diskriminimit dhe të marrë masa ndaj atyre që nuk respektojnë barazinë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%