Lajme

Lönesamtal: Kështu mund të marrësh pagë më të lartë vitin e ardhshëm

todayNovember 7, 2025 119

Background
share close

Viti i ri sjell mundësi të reja për rritje page. Por si mund të arrish këtë? Eksperti i karrierës Sho Dewan thotë se gjithçka varet nga përgatitja, provat dhe vetëbesimi.

“Të kërkosh një rritje page mund të duket e vështirë, por me përgatitje të mirë, vetëbesim dhe argumente të qarta, biseda me shefin bëhet profesionale, jo e pakëndshme,” shkruan ai në Forbes.

Sipas tij, ka disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndjekësh për të pasur sukses në negociatat për pagën.

1. Trego pse e meriton më shumë

Para se të kërkosh takim me shefin, duhet të kesh një arsye të qartë pse mendon se e meriton rritjen e pagës.

Sho Dewan thekson se kërkesa duhet të bazohet në fakte, jo në ndjenja.

Ke marrë më shumë përgjegjësi? Ke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve apo ke rritur shitjet? Këto janë shembuj që duhet t’i tregosh me prova konkrete.

“Punëdhënësit janë më të gatshëm të japin rritje page kur shohin rezultate të matshme që përputhen me qëllimet e kompanisë,” shkruan ai.

Nëse, për shembull, e ke rritur produktivitetin e ekipit me 15% ose ke ulur kostot me 10%, këto janë argumente të forta që tregojnë vlerën tënde.

2. Dokumento arritjet e tua

Pasi ke bërë punën, duhet të jesh në gjendje ta dëshmosh.

Dewan këshillon që gjatë gjithë vitit të mbash shënime për arritjet e tua, reagimet pozitive dhe rezultatet e prekshme.

“Mbaj dokumente të sakta për arritjet e tua dhe për komentet që merr nga shefat, kolegët apo klientët,” shkruan ai.

Ai sugjeron t’i ndash sukseset në tre kategori:

  • Aritjet personale
  • Kontributet në ekip
  • Zhvillimi profesional

Këtu përfshihen projekte të suksesshme, trajnime, certifikime apo rolet si mentor. Qëllimi është të tregosh jo vetëm çfarë ke arritur, por edhe si je zhvilluar profesionalisht.

3. Hulumto pagat në treg

Një negociatë bëhet më e fortë kur mbështetet në fakte konkrete.

“Para se të kërkosh rritje, bëj kërkime për pagat mesatare për pozicionin tënd në industrinë dhe rajonin ku punon,” shkruan Dewan.

Nëse zbulon se je 15% nën mesataren e tregut, mund ta përdorësh këtë si argument të drejtë.

“Të kesh të dhëna të besueshme e forcon pozicionin tënd dhe e bën kërkesën më profesionale,” shton ai.

4. Mos ki frikë të flasësh për pagën

Shumë njerëz ngurrojnë të flasin për para, por sipas Dewan, kjo është një gabim i madh.

“Të mbrosh veten nuk është arrogancë është profesionalizëm,” thotë ai.

Ai këshillon që biseda për pagën të bëhet në momentin e duhur, për shembull pas një arritjeje të rëndësishme ose gjatë një takimi zhvillimor, jo gjatë një periudhe të ngarkuar me punë.

Përgatit argumentet e tua, falëndero për mundësitë që ke pasur dhe shpjego qetësisht pse mendon se e meriton rritjen.

Biseda nuk duhet të jetë një kërkesë e ashpër, por një dialog i hapur dhe profesional. Dëgjo edhe mendimin e shefit dhe, nëse rritja nuk është e mundur, mund të diskutosh për bonuse ose përfitime të tjera.

“Qëllimi nuk është vetëm të fitosh më shumë para, por të sigurohesh që paga jote të pasqyrojë drejt zhvillimin, kontributin dhe vlerën tënde në kompani,” përfundon Sho Dewan.

burimi: Dagens PS

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%