Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe pse sistemi financiar global ka funksionuar mirë gjatë tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme, pasiguria mbetet e madhe. Kështu vlerëson Riksbanken në raportin e saj të ri për stabilitetin financiar.
Në një komunikatë për media, Riksbanken shkruan se sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i madh është rreziku që inflacioni dhe normat e interesit të rriten në të njëjtën kohë, ndërsa ekonomia dobësohet.
Sipas bankës qendrore suedeze, kjo situatë mund të ndikojë negativisht në tregjet financiare dhe tek aktorë të ndryshëm ekonomikë.
Riksbanken thekson se Suedia ka një pozitë të mirë fillestare për t’u përballur me sfidat ekonomike, por paralajmëron se në sistemin bankar ekzistojnë rreziqe që lidhen me varësinë nga tregjet ndërkombëtare dhe ekspozimin e madh ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.
Burimi: Riksbank
Link: https://www.riksbank.se/sv/press-och-publicerat/nyheter-och-pressmeddelanden/pressmeddelanden/2026/kriget-i-mellanostern-medfor-risker-for-den-finansiella-stabiliteten/
Written by: admin