Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e ushqimeve në Suedi kanë qëndruar të pandryshuara gjatë muajit tetor, sipas raportit të faqes së krahasimit të çmimeve Matpriskollen. Arsyeja? Një luftë e fortë çmimesh mes zinxhirëve të mëdhenj të supermarketeve, forcimi i kronës suedeze dhe rënia e çmimeve të drithërave në tregun botëror.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, që çmimet të ulen në këtë mënyrë”, thotë drejtori i Matpriskollen, Ulf Mazur, i cili u bën thirrje konsumatorëve të “nxitojnë dhe të përfitojnë” nga ofertat.
Ulje të mëdha në disa produkte
Disa artikuj janë bërë shumë më të lirë. Një shembull i qartë janë Delicato, që kanë rënë nga 22 krona në vetëm 9,90 krona.
Edhe frutat, gjalpi (messmör) dhe perimet e ngrira janë më të lira se më parë.
Megjithatë, disa produkte të tjera janë rritur pak në çmim. Këtu përfshihen frutat e pyllit, mishi i viçit dhe kavijari. Sidomos lingoni, që është rritur me 20% gjatë tetorit.
Arsyeja pas luftës së çmimeve
Sipas Mazur, tetori është bërë muaj me fokus të jashtëzakonshëm në çmime. Një nga arsyet është se Organizata e Pensionistëve (PRO) zhvillon në këtë periudhë anketën e saj vjetore të çmimeve në dyqane.
Në këtë kohë, të gjitha zinxhirët e marketeve përpiqen të tregojnë se janë më të lirët në treg.
“Askush nuk guxon të rrisë çmimet, sepse të gjithë duan të duken më konkurrues dhe më të përballueshëm”, shpjegon Mazur.
Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një luftë të paprecedentë çmimesh në tregun suedez një rast i rrallë ku konsumatorët janë ata që përfitojnë më shumë.
Written by: admin