Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë Moderate dhe Socialdemokrate që drejtojnë komunën e Lundit kanë refuzuar të takohen me koordinatorin e qeverisë për rikthimin vullnetar të emigrantëve, shkruan Sydsvenskan.
Më parë, disa komuna të tjera të drejtuara nga të majtët kanë dhënë të njëjtin përgjigje, por sipas gazetës, Lund është ndoshta komuna e parë në Suedi e drejtuar nga Moderatët që refuzon një takim të tillë.
Këshilltari komunal Rasmus Törnblom nga Partia Moderata tha se ka çështje të tjera më të rëndësishme për komunën dhe se rikthimi vullnetar nuk është zgjidhje për problemet e Lundit.
“Në rastin e Lundit, kjo është më shumë politikë simbolike dhe vetëm valëvitje pankartash”, tha Törnblom.
Written by: admin