Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e socialdemokratëve suedezë, Magdalena Andersson, e lidh rënien e besimit ndaj saj me procesin e zgjatur të formimit të qeverisë së re në Suedi.
Gjatë mbërritjes në takimin e së premtes në Lidingö, Andersson i tha gazetës Expressen se shumë votues janë të pakënaqur dhe të frustruar, pasi vendi ende nuk ka një qeveri të re.
”Populli suedez votoi për një drejtim të ri për Suedinë dhe mendoj se shumë njerëz ndihen të frustruar”, deklaroi Andersson.
Ndërkohë, presioni ndaj saj po rritet që të marrë iniciativën dhe të nisë negociata të reja për formimin e qeverisë. Sipas burimeve të gazetës Expressen, përfaqësues nga disa parti të kampit të kuq-gjelbër duan që Andersson të thërrasë bisedime që gjatë këtij fundjave.
Burimi: Expressen
Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/pressen-pa-andersson-kalla-till-moten-i-helgen/
Written by: admin