Lajme

Malmö ndjek shembullin e Jokkmokk, refuzon të ndihmojë qeverinë me kthimin vullnetar të emigrantëve

todayOctober 29, 2025 58

Background
share close

Pas komunës Jokkmokk, që u bë e njohur për përgjigjen e saj “Faleminderit, por jo faleminderit”, edhe Malmö, qyteti i tretë më i madh në Suedi, ka vendosur të refuzojë takimin me përfaqësuesit e qeverisë për çështjen e kthimit vullnetar të emigrantëve.

“Kjo shkon kundër vlerave të qytetit tonë,” tha Sedat Arif (S), këshilltar komunal në Malmö me përgjegjësi për tregun e punës dhe shërbimet sociale.

QEVERIA KËRKON BASHKËPUNIM PËR KTHIM VULLNETAR

Koordinatorja kombëtare Teresa Zetterblad u ka kërkuar të gjitha komunave në vend të marrin pjesë në një dialog për të forcuar punën me kthimin vullnetar të personave që nuk janë integruar në shoqëri.

Por Jokkmokk ishte e para që i tha jo. Letra e tyre, që u bë virale në rrjetet sociale, fillonte me fjalët:

“Faleminderit, por jo faleminderit.”

“Ne kemi nevojë për njerëz që të vijnë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit tonë,” tha Roland Boman (FJK), këshilltar komunal në Jokkmokk, për televizionin SVT.

Tani edhe Malmö ndjek shembullin e Jokkmokk dhe refuzon të takohet me koordinatoren kombëtare.

“Për ne është e rëndësishme që të gjithë ata që kanë gjetur një vend të sigurt në qytetin tonë të ndihen të mirëpritur. Do të ishte shumë gabim nga ana ime të marr pjesë në një takim që ka për qëllim të forcojë punën për t’i bërë ata të largohen,” tha Sedat Arif (S).

KRITIKA NGA DEMOKRATËT SUEDËZË

Qeveria reagoi menjëherë. Magnus Olsson (SD), përfaqësues i Sverigedemokraterna (Demokratët Suedezë) në Malmö, e kritikoi vendimin dhe e krahasoi situatën me atë në SHBA, ku disa shtete refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore.

“Sedat Arif po e ngatërron çështjen. Kjo nuk ka të bëjë me detyrim, por me kthim vullnetar. Bëhet fjalë për njerëz që kanë jetuar për shumë vite në izolim dhe nuk janë bërë pjesë e shoqërisë. Mendoj se është plotësisht e arsyeshme që ai të takohet me koordinatoren kombëtare dhe të diskutojë për kthimin e kësaj grupë njerëzish,” tha Magnus Olsson (SD).

Në videon e publikuar nga SVT, mund të dëgjohen argumentet e plota të Sedat Arif dhe Magnus Olsson mbi këtë debat që po ndan komunat dhe qeverinë.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/skane/malmo-hakar-pa-jokkmokk-vagrar-hjalpa-regeringen-med-atervandring

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%