Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mamit që punojnë në spitalin Karolinska në Huddinge kanë ngritur shqetësimin për kushte shumë të vështira pune dhe një kulturë heshtjeje ku punonjësit nuk guxojnë të flasin hapur. Rreth dhjetë prej tyre kanë folur për gazetën Svenska Dagbladet, por vetëm një prej tyre, Li Gärtner Lundin, ka pranuar të dalë me emër.
Li punon tani në maternitetin e spitalit të Södertäljes, por në vitin 2017 ajo kishte shkruar në Facebook për situatën e rëndë në Karolinska. Pas këtij postimi, ajo u thirr nga drejtuesit e spitalit dhe u qortua rëndë.
“Ishte një situatë shumë e pakëndshme. U ndjeva si një fëmijë i vogël që po e qortonin. Ata më thanë se ajo që bëra ishte shumë e gabuar”, tregon Li për gazetën.
Edhe mamitë e tjera që folën me gazetën tregojnë për mungesë personeli, presion të madh në punë dhe frikë për të folur. Sipas një sondazhi të brendshëm, 80% e punonjësve ndjejnë se ekziston një kulturë heshtjeje në maternitet.
Problemi nuk është vetëm në Stokholm. Edhe në qytetin Helsingborg ka shqetësime të ngjashme. Gazeta Sydsvenskan tregon historinë e mamisë Karolina Lintala, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka rrëfyer stresin e përditshëm në punë. Postimi i saj është shpërndarë shumë dhe ka marrë komente nga shumë të tjerë që ndihen njësoj.
“Unë nuk jam në gjendjen më të keqe, ka thënë Karolina për Sydsvenskan, por situata është shumë e rëndë për të gjithë”.
Written by: admin