Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sindikata Kommunal ka arritur një marrëveshje të re me organizatën e punëdhënësve Almega Serviceföretagen, që përfshin pastrues dhe punëtorë mirëmbajtjeje në kompani private. Këto kompani punojnë shpesh me kontrata për komuna dhe rajone, duke pastruar shkolla, spitale dhe ambiente të tjera publike. Marrëveshja do të jetë në fuqi nga 1 shtatori 2025 deri më 31 gusht 2027.
Rritjet e pagave
Punonjësit do të përfitojnë nga rritje të dukshme të pagave:
Nuk ka një garanci individuale për secilin punonjës, që do të thotë se rritja shpërndahet sipas vendimeve të punëdhënësit dhe jo në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Gjithashtu, në marrëveshje përfshihet një shtesë për përvojën në industri, që do të rritet nga 1 shtatori 2026:
Pagat minimale të reja
Marrëveshja përcakton edhe rritje të pagave minimale:
Pagesa për orët jashtë orarit
Nga 1 janari 2026, punonjësit me kohë të pjesshme do të marrin të njëjtën pagesë për orët jashtë orarit si ata me kohë të plotë por kjo vlen vetëm për orët e detyruara nga punëdhënësi.
Në marrëveshjet me sektorë të tjerë, si tek Vårdföretagarna, kjo pagesë jepet edhe për orët shtesë vullnetare, por në këtë rast është vendosur një zgjidhje më e ngushtë. Zgjidhje e ngjashme është bërë edhe nga sindikatat Seko dhe Fastighets me të njëjtën organizatë punëdhënësish.
Shtesat për punë jashtë orarit normal (OB-tillägg)
Shtesat për punë në orar jo të zakonshëm dhe pagesat e tjera të lëvizshme do të rriten si më poshtë:
Nga kontrata e përkohshme në të përhershme
Koha që duhet për të kaluar nga një kontratë e përkohshme në një kontratë të përhershme shkurtohet.
Nga tani, kur një punonjës ka pasur vikariat ose kontratë të përgjithshme afatshkurtër, ai fiton të drejtën për një kontratë të përhershme pas 3 vitesh pune, në vend të 4 viteve siç ka qenë më parë.
Kush përfshihet?
Marrëveshja prek pastrues dhe punëtorë mirëmbajtjeje në kompani private që kryejnë punë pastrimi me kontrata për institucione publike. Punëdhënësit më të mëdhenj në këtë sektor janë Sodexo, ISS dhe Coor.
Burimi: Arbete.se
Written by: admin