Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë vitit 2025, vetëm një person nga 133 aplikantë u miratua për të marrë ndihmë për riatdhesim nga Suedia. Tani qeveria suedeze dhe Partia e Demokratëve të Suedisë (SD) kanë vendosur të rrisin ndjeshëm këtë ndihmë, duke shpresuar se më shumë emigrantë do të zgjedhin të largohen nga vendi.
Deri në fund të vitit të kaluar, emigrantët që dëshironin të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës mund të merrnin 10 000 korona suedeze. Tani ky propozim, i paraqitur nga Sverigedemokratët, është bërë realitet dhe ndihma për riatdhesim është rritur në 350 000 korona për të rritur.
Kjo rritje e madhe e ndihmës ka shkaktuar reagime të forta politike. Të katër partitë opozitare janë plotësisht kundër vendimit dhe e kanë kritikuar qeverinë për këtë masë.
Qeveria dhe SD thonë se ndihma e rritur ka për qëllim të ndihmojë personat që nuk duan të qëndrojnë në Suedi dhe që nuk janë integruar në shoqërinë suedeze, që të kenë mundësi ekonomike për t’u larguar dhe për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës.
Megjithatë, sipas një hetimi zyrtar, ekziston rreziku që kjo masë të çojë në shpërdorim të parave publike dhe të ketë efekt negativ në integrimin e emigrantëve që jetojnë në Suedi. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, qeveria ka vendosur të vazhdojë me rritjen e ndihmës.
Kush ka të drejtë të përfitojë ndihmën për riatdhesim?
Ndihma mund të merret nga persona që jetojnë në Suedi dhe që kanë marrë leje qëndrimi më 12 shtator 2024 ose më herët, nëse plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:
Sa para mund të përfitohet?
Burimi: Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket)/SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/en-fick-atervandringsbidrag-forra-aret-chockhojning-ska-fa-fler-att-lamna-sverige
Written by: admin