Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shërbimi i njohur i pagesave Swish ka dalë me një paralajmërim urgjent për të gjithë përdoruesit.
Aktualisht, shumë suedezë kanë marrë mesazhe të rreme që duken sikur vijnë nga kompania, por në fakt bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi.
Mesazhi i rremë që po qarkullon
Në SMS thuhet:
Suedisht mesazhi:
SWISH: Din Swish-verifiering är inte slutförd. För att undvika begränsningar av ditt konto vänligen slutför verifieringen här, står det i sms:et.
Shqip:
“SWISH: Verifikimi juaj nuk është përfunduar. Për të shmangur kufizime në llogarinë tuaj, ju lutemi përfundoni verifikimin këtu.”
Në fund të mesazhit ndodhet një link, ku përdoruesit ftohen të klikojnë për të “përfunduar verifikimin”.
Nuk dihet saktësisht çfarë ndodh nëse dikush e hap linkun, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një mashtrim.
Sipas raportimit të Expressen, mesazhi nuk vjen nga Swish, megjithëse duket shumë bindës dhe përdor logon e kompanisë.
Swish: “Mos përgjigjuni, mos klikoni!”
Zëdhënësja e komunikimit të Swish, Jenny Ragnartz, thekson se kompania nuk ka asnjë lidhje me këtë SMS mashtrues.
“Është e rëndësishme që përdoruesit ta dinë se Swish kurrë nuk dërgon SMS, nuk telefonon dhe nuk kërkon verifikim përmes linkesh.
Nëse dikush ju kontakton dhe pretendon se është nga Swish, mos u përgjigjni, mos klikoni në asnjë link dhe mbyllni menjëherë telefonin nëse ju marrin,” thotë ajo për Expressen.
Ragnartz shton se çdo përdorues që ndien pasiguri duhet të kontaktojë bankën e vet dhe të bëjë kallëzim në polici.
Një mashtrim i ri në qarkullim
Sipas Swish, kompania ka paralajmëruar disa herë më parë për mesazhe të rreme dhe email-e mashtruese, ku dërguesit shtiren sikur përfaqësojnë shërbimin e pagesave.
Megjithatë, ky mesazh është i ri dhe nuk është parë më herët, çka tregon se bëhet fjalë për një formë të re mashtrimi.
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se metoda më e mirë për t’u mbrojtur është të mos i përgjigjeni kurrë mesazheve ose email-eve që kërkojnë të dhëna personale dhe të mos klikoni asnjëherë në ndonjë link që vjen nga një burim i panjohur.
Mesazhi zyrtar nga Swish
Në njoftimin e tyre zyrtar, Swish shkruan:
“Ne kurrë nuk kontaktojmë përdoruesit tanë përmes SMS, email apo telefoni.
Jini të kujdesshëm dhe mos klikoni asnjë link.
Nëse keni rënë pre e mashtrimit, njoftoni menjëherë policinë dhe kontaktoni bankën tuaj për ndihmë.”
Burimi: Expressen / Swish.se
Written by: admin