Lajme

Mashtrimi me sinjalizuesit: një në tre shoferë nuk përdor flash, shumë pak marrin gjoba.

todaySeptember 18, 2025 22

Background
share close

Mos përdorimi i sinjalizuesve është një nga shkeljet më të zakonshme në trafik. Për shumicën e shoferëve është edhe gjëja më irrituese në rrugë. Por rreziku për gjobë është pothuajse zero.

Tejkalimi i shpejtësisë më i ndëshkuari

Shkelja më e zakonshme që sjell gjoba është tejkalimi i shpejtësisë. Vetëm vitin e kaluar policia gjobiti 156 229 shoferë në kontrollet e shpejtësisë. Por shkelje të tjera të trafikut, edhe pse shumë të zakonshme, rrallë përfundojnë me gjoba.

Sipas një studimi nga M Sverige, 32% e shoferëve nuk përdorin si duhet ose nuk përdorin fare sinjalizuesit. Në rrethrrotullime, shifra është edhe më e lartë: 36% e shoferëve nuk e përdorin.

Vetëm 1 488 gjoba në një vit

Megjithëse është një shkelje kaq e përhapur, pak shoferë ndëshkohen. Gjatë gjithë vitit 2024 policia gjobiti vetëm 1 488 shoferë për mos përdorim të sinjalizuesit. Arsyeja është se policia bën pak kontrolle të drejtuara ndaj kësaj shkeljeje.

Katër nga dhjetë suedezë nuk e dinë as që mos përdorimi i flash-it mund të sjellë 500 korona gjobë.

”Mendoj se duket e kotë të raportosh diçka që është kaq e zakonshme”, thotë inspektori i policisë Reine Berglund nga Stokholmi.

Mbajtja e distancës shkak i zakonshëm aksidentesh

Një tjetër sjellje e rrezikshme është mosmbajtja e distancës së mjaftueshme. Kjo është edhe një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Vitin e kaluar, policia gjobiti 3 726 shoferë për këtë shkelje, me një gjobë prej 2 000 koronash.

“Kjo është ndoshta arsyeja më e zakonshme e aksidenteve. Ndonjëherë pasojat janë të rënda dhe viktimat mbeten me dëme për shumë vite”, shpjegon trafikpolici David Askeröd.

Policia ndonjëherë i kap shoferët në flagrancë dhe përdor edhe pajisje teknike për të matur distancën mes makinave.

“Shpesh shihet me sy të lirë që distanca është shumë e vogël. Ne përdorim edhe kamera për ta matur”, thotë Askeröd.

Shoferët që bllokojnë korsinë e mesit

Në autostradat me shumë korsi, sidomos rreth qyteteve të mëdha, është e zakonshme që shoferët të qëndrojnë në korsinë e mesit në vend që të lëvizin djathtas. Kjo sjell bezdi për të tjerët, por pak ndëshkohet.

Vetëm 331 shoferë morën gjoba vitin e kaluar për mosmbajtjen e korsisë së djathtë në autostrada me tri korsi. Gjoba është 500 korona.

“Ka pasur disa kontrolle të posaçme dhe janë shkruar gjoba. Por përndryshe duket e kotë ta raportosh, sepse është tepër e zakonshme”, thotë inspektori Reine Berglund.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%