Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kompania suedeze Matpriskollen po zgjerohet jashtë vendit dhe ka nisur zyrtarisht shërbimin e saj edhe në Danimarkë, raporton portali suedez Breakit. Ky është hapi i parë i kompanisë përtej urës Öresund, që lidh Suedinë me Danimarkën.
Matpriskollen funksionon përmes një aplikacioni që krahason çmimet e produkteve ushqimore. Kompania mbledh të dhëna për çmimet nga tregjet dhe supermarketet, të cilat jo vetëm i përdor në aplikacion, por i shet edhe tek kompanitë e mëdha të tregtisë ushqimore.
Sipas të dhënave financiare, të ardhurat e Matpriskollen u rritën nga 18,5 milionë korona në 22 milionë korona vitin e kaluar. Edhe fitimi operativ u rrit, nga 3 milionë në 3,3 milionë korona.
Gjatë viteve të fundit, kompania dhe veçanërisht themëluesi i saj, Ulf Mazur, janë bërë shumë të njohur në Suedi. Mazur është shfaqur shpesh në media dhe njihet si një ekspert i çmimeve, veçanërisht në periudhën kur çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm.
Written by: admin