Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia po punon për të siguruar mbështetje në Bashkimin Evropian që përdhunimi të konsiderohet një arsye e mjaftueshme për dëbimin e personave që kanë status refugjati.
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, tha se vendi i tij dëshiron që kjo çështje të trajtohet në nivel ndërkombëtar. Ai shpreson që tashmë këtë pranverë të arrihet një ndryshim ose një rinterpretim i Koventa e OKB-se për Refugjatët e vitit 1951.
Sipas Forssell, qëllimi është që në konventë të përcaktohet qartë se përdhunimi duhet të konsiderohet gjithmonë një krim aq i rëndë saqë një person me status refugjati mund të dëbohet nga vendi.
“Ne duam që të vendoset qartë se përdhunimi duhet të jetë gjithmonë një krim mjaftueshëm serioz për të bërë të mundur dëbimin e një personi,” tha Forssell gjatë një takimi të ministrave të Bashkimit Evropian në Brussels.
Ministri suedez tha gjithashtu se gjatë diskutimeve ka vënë re mbështetje të fortë për këtë ide. Sipas tij, vendet nordike fqinje e mbështesin këtë qëndrim dhe edhe disa kolegë të tjerë në Bashkimin Evropian janë shprehur pozitivisht.
“Për një kohë të gjatë më është thënë se këto konventa nuk mund të ndryshohen. Por tani, kur dëgjoj diskutimet rreth tryezës, shumë prej tyre po tundin kokën në shenjë pajtimi,” tha Forssell.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/n1QoMB/sverige-driver-pa-for-utvisning-av-valdtaktsman?utm_medium=SocialEchobox&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRleAQWtuFleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEejpHni0b_keLj1zs61-CSs7RYlaj8O3GhMLMUeEvWf2rBrr_DO9UK74lNSC0_aem_uu0CKlCOqQIjNkZBmJeLTw#Echobox=1772717650
Written by: admin