Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sipas një raporti të ri nga Administrata Tatimore Suedeze (Skatteverket), në Suedi jetojnë midis 110 mijë dhe 185 mijë persona që nuk kanë numër personal apo numër koordinues.
Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, tha në një konferencë për shtyp se kjo është pamja më e qartë që Suedia ka pasur ndonjëherë për popullsinë e saj.
Qeveria ka porositur këtë kontroll për të pastruar të dhënat në sistemet shtetërore dhe për të luftuar ekonominë kriminale.
Sot, në regjistrin zyrtar suedez janë të regjistruar 10.587.700 banorë. Por nga këta, rreth 79 mijë janë regjistruar gabimisht dhe nuk kanë të drejtë të jenë aty. Ndërkohë, 24 mijë persona që jetojnë në Suedi kanë të drejtë të regjistrohen, por nuk janë të përfshirë në sistem.
Ky raport ndihmon autoritetet të kuptojnë më mirë se kush jeton në vend dhe t’i japin fund keqpërdorimeve në sistem.
Burimi: TT
Written by: admin
Post comments (0)