Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbi 100 milionë kr pagesa të gabuara janë zbuluar dhe ndaluar, dhe kjo ka çuar në pothuajse 300 denoncime në polici për dyshime për mashtrim me përfitime.
Kjo është arritur falë sinjaleve dhe raporteve të Autoritetit të Pagesave (Utbetalningsmyndigheten), të cilat kanë bërë që pagesat e gabuara të zbulohen dhe të parandalohen.
“Kjo është një pikë kthese dhe ndihemi fantastik që kemi arritur kaq shumë vetëm në pak më shumë se një vit. Tani po rrisim ritmin dhe po shkojmë drejt veprimeve më të avancuara,” thotë Per Eleblad, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Pagesave.
Sipas tij, deri në dhjetor 2025 janë dërguar 3,806 sinjale/raporte tek autoritetet që marrin vendime.
CSN dhe Försäkringskassan – objektivat kryesorë
Më shumë se gjysma e rasteve lidhen me dy institucione:
Këto raste lidhen kryesisht me të ardhura të larta gjatë studimeve, ose me punë paralelisht me marrjen e pagesës së sigurimit të sëmundjes (sjukpenning).
Çfarë pritet në vitin 2026?
Gjatë vitit 2026 do të dërgohen sinjale nga modele të reja analize, fokus do të kenë edhe raste të tjera të reja.
Mark Sayar, shefi i njësisë së analizës së të dhënave, thotë se do të ketë fokus tek pagesat e gabuara që ndodhin për shkak se:
Burimi: DagenPS
Link: https://www.dagensps.se/privatekonomi/mangder-av-bidragsbrott-stoppade-milstolpe/
Written by: admin