Lajme

Mbi 200 persona përfitojnë nga ndihma e re për riatdhesim në Suedi

todayOctober 17, 2026 116

Background
share close

Më shumë se 200 persona kanë marrë miratimin për të përfituar nga ndihma e re për riatdhesim në Suedi. Shuma e përfitimit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, nga 10 mijë në 350 mijë krona suedeze për çdo të rritur.

Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Migracionit (Migrationsverket), që nga rritja e ndihmës në fillim të vitit, janë paraqitur afro 800 aplikime. Nga këto, institucioni ka shqyrtuar gjithsej 635 kërkesa.

Prej tyre, 206 aplikime janë miratuar, ndërsa 350 janë refuzuar. Pjesa tjetër e kërkesave është hedhur poshtë për arsye të ndryshme procedurale ose është mbyllur pa vazhduar më tej.

Ndihma u drejtohet kryesisht azilkërkuesve

Skema e re e ndihmës për riatdhesim është menduar kryesisht për personat që kanë ardhur në Suedi si azilkërkues dhe që dëshirojnë të kthehen përgjithmonë në vendin e tyre të origjinës.

Sipas të dhënave, Siria është vendi më i zakonshëm i origjinës mes personave që kanë paraqitur kërkesë për këtë ndihmë.

Për të përfituar nga pagesa, aplikuesit duhet të kenë plan të largohen përgjithmonë nga Suedia dhe të kthehen në vendin e tyre. Një tjetër kusht është që ata të mos kenë borxhe.

Pse po refuzohen aplikimet?

Arsyeja kryesore e refuzimit të kërkesave është se shumë prej aplikuesve nuk kanë llojin e duhur të lejes së qëndrimit për të përfituar nga kjo skemë.

Një tjetër arsye e shpeshtë është se aplikuesit kanë borxhe te Kronofogden, autoriteti suedez që merret me mbledhjen e borxheve, ose te CSN, institucioni që administron kreditë dhe ndihmat financiare për studentët.

Vitin e kaluar u miratua vetëm një kërkesë nga 133

Të dhënat tregojnë një ndryshim të madh krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë vitit 2025, vetëm një person nga 133 aplikuesit arriti të përfitonte ndihmën për riatdhesim.

Ndërkohë, pas rritjes së shumës në 350 mijë korona suedeze për çdo të rritur, numri i aplikimeve është rritur dhe mbi 200 persona kanë marrë tashmë përgjigje pozitive.

Burimi: TV4

Link: https://www.tv4.se/just-nu/4yT0rPOUYa7sD26oL0kvQG/over-200-har-fatt-det-nya-atervandringsbidraget?fbclid=IwdGRleAVACKVleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBWZkaWQWUQdkjQ5Y7zyrSrB-blNfxXjN0_Vx1nNydGMGYXBwX2lkCjY2Mjg1NjgzNzkAAR65gDM_jJYsiwodZFf_DCgCssNolAc46k_g7l9kSpXnqZo5U9W9-kSJPTIOSA_aem_RQrUs1lK-p_Nupy8i7mc7A

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP