Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më shumë se 850 nxënës në Suedi nuk janë kthyer në shkollë, edhe pse ka kaluar një muaj nga fillimi i semestrit të ri pas pushimeve verore. Të dhënat dalin nga një përmbledhje e realizuar nga SR Ekot.
Nga 190 komuna që kanë marrë pjesë në këtë përmbledhje dhe kanë dhënë përgjigje, 90 komuna kanë treguar se kanë nxënës që mungojnë në shkollë dhe se autoritetet komunale nuk e dinë se ku ndodhen këta fëmijë.
Në shumë prej këtyre rasteve ekziston dyshimi se fëmijët mund të jenë nxjerrë ose dërguar jashtë vendit.
Autoritetet thonë se është shumë e vështirë të dihet se çfarë po ndodh me fëmijët kur nuk kanë mundësi t’i kontaktojnë.
“ Është e pamundur të dimë se në çfarë mjedisi ndodhen nëse nuk arrijmë t’i gjejmë. Sigurisht që kjo nuk është një ndjenjë e mirë. Detyra jonë është që t’i kthejmë ata në shkollë, thotë Andreas Lundholm, drejtor i arsimit në komunën e Ljusnarsbergut”, për radion.
Rasti ngre shqetësime për fëmijët që nuk janë kthyer në shkollë dhe për faktin se autoritetet në shumë raste nuk kanë informacion se ku ndodhen ata. Në veçanti, dyshimet për largimin e disa fëmijëve jashtë Suedisë e bëjnë situatën më shqetësuese për komunat dhe shkollat.
Burimi: Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/over-850-elever-saknas-i-skolorna-efter-sommarlovet
Written by: admin