Lajme

Më e vështirë për programuesit e sapodiplomuar të gjejnë punë

todayJanuary 3, 2026 23

Background
share close

Të sapodiplomuarit në programim po përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur punë, raporton Svenska Dagbladet. Analisti Joel Junros nga Agjencia për Arsimin Profesional të Lartë (Myndigheten för yrkeshögskolan) thotë se ky është ndryshimi më i madh që ai ka parë ndonjëherë në statistika.

Në vitin 2022, 90% e atyre që kishin mbaruar studimet e programimit në Arsimin Profesional të Lartë gjetën punë. Tre vjet më vonë, kjo shifër ka rënë në 69%.

Shkaktarët e këtijë ndryshimi janë të ndryshëm. Një arsye është recesioni ekonomik, që bën që punëdhënësit të kërkojnë më shumë programues me përvojë. Një tjetër arsye mund të jetë përdorimi i shtuar i inteligjencës artificiale, që ndryshon mënyrën se si punët bëhen në këtë fushë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%