Lajme

Më pak banesa po jepen me qira në dorë të dytë, rregullat e reja pritet ta gjallërojnë tregun.

todayJuly 3, 2026 9

Background
share close

Numri i banesave të shpallura për qira në dorë të dytë në Stokholm ra ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Megjithëse kërkesa për banesa mbetet e lartë, çmimet e qirave kanë shënuar një rënie të lehtë. Këtë e tregojnë të dhënat e platformës së banesave Qasa, të publikuara nga gazeta suedeze Svenska Dagbladet (SvD).

Sipas drejtoreshës së Qasa-s, Maria Björkander, një nga arsyet kryesore është ulja e normave të interesit për kreditë e banesave dhe rritja e shitjeve të apartamenteve.

“Gjithnjë e më pak pronarë kanë pasur nevojë ta japin banesën e tyre me qira në dorë të dytë, dhe kjo ka ndikuar në uljen e numrit të shpalljeve”, tha ajo.

Ndërkohë, rregullat e reja për dhënien e banesave me qira në dorë të dytë, të cilat hynë në fuqi të mërkurën, u japin pronarëve më shumë liri për të caktuar çmimin e qirasë dhe u lejojnë ta japin banesën me qira për periudha më të gjata.

Sipas ekspertëve të tregut, këto ndryshime pritet të nxisin më shumë pronarë të nxjerrin banesat e tyre me qira, duke i dhënë një shtysë të re tregut të qirave në Stokholm.

Burimi:SVD

Link: https://www.svd.se/a/0p3RpM/sa-mycket-kostar-en-lagenhet-i-andra-hand-i-stockholm

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%