Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qyteti i Malmö-s në Suedi ka testuar sigurinë kibernetike të punonjësve të vet – dhe rezultati nuk ishte aspak i mirë.
Rreth 3,500 punonjësve iu dërgua një email i rremë, që dukej sikur ishte nga një burim i besueshëm. Qëllimi i testit ishte të shihej sa veta do të klikonin mbi një link të rrezikshëm, siç ndodh zakonisht në sulmet që quhen “phishing”.
Brenda vetëm 27 orëve, mbi 1,100 punonjës – rreth 32% – kishin rënë në kurth dhe kishin klikuar mbi linkun në email. Testi u ndërpre para kohe, pasi kjo shifër ishte shumë më e lartë se sa pritej.
Për krahasim, synimi në raste të tilla është që më pak se 5% e punonjësve të mashtrohen. Mesatarja për komunat e tjera suedeze është rreth 15%.
Situata u bë edhe më e ngatërruar pasi edhe IT-support-i i qytetit nuk e dinte që ishte test dhe dërgoi një paralajmërim zyrtar për një sulm të mundshëm.
Ky test tregon se shumë punonjës kanë nevojë për trajnim më të mirë në lidhje me sigurinë digjitale.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)