Lajme

Më shumë se 500 alarmë për dronë në Danimarkë

todaySeptember 26, 2025 34

Background
share close

Në Danimarkë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar mbi 500 raste të dyshuara për praninë e dronëve. Policia daneze njofton se këto janë sinjalizime nga qytetarët që kanë parë ose kanë dëgjuar për objekte që mund të jenë dronë.

Shefi i policisë, Peter Ekebjærg, tha në një konferencë për shtyp se policia u kërkon njerëzve të vazhdojnë të dërgojnë njoftime, fotografi apo përshkrime të çdo objekti të dyshimtë. Ai theksoi se policia ka rritur ndjeshëm praninë në të gjitha aeroportet e vendit për shkak të situatës.

Ditët e fundit, disa aeroporte janë detyruar të mbyllen përkohësisht për shkak të këtyre alarmeve. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar më herët se vendi mund të jetë nën një formë të “luftës hibride”.

Burimi: TV2 Danezë

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%